Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar këtë të hënë në fshatin Progonat të Tepelenës, kryesisht në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”.

I riu me iniciale W. L. është nxjerrë nga vendi ku ishte rrëzuar dhe po transportohet drejt spitalit, pasi ka marrë dëmtime në shumë pjesë të trupit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Njoftimi policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Top Channel