“Financimi i partive të përfshihet te reforma zgjedhore”, Balla: Saliu i përfshirë, Luli nuk flinte gjumë pa e pyetur!

03/10/2022 18:11

Nisur nga raporti amerikane për financimet ruse te partitë politike, ku në Shqipëri përmendet PD, kreu I grupit parlament të PS, Taulant Balla tha sot në seancë plenare se cështja e financimit të partive duhet të përfshihet në reformën zgjedhore.

Përfshirja e Rusisë më financime të drejtpërdrejta ndaj një force politike apo medieve, është shqetësim që duhet ta shqetësojë Kuvendin dhe të fillojmë të miratojmë sa më parë mekanizmat mbrojtjes. Edhe Shqipëria nuk paska qen imune ndaj sulmeve të  këtij lloji. Ato janë sponsorizime për aktorët polikë, apo në media të caktuara. E vërteta është që unë nuk po merrem me rastin. Ne jemi sot në kushtet kur në Malin e Zi, prokuroria arreston persona të përfshirë në spiunazh. Nëse në Ukrainë, nëse Kivei u godit me raketa, Rusia po godet demokracitë me metoda të tjera, Ky sulm i Rusisë është kundër demokracisë dhe vlerave.

Mund ta dëmtosh demokracinë duke blerë një parti politike. Nuk ka qenë e rastësishme që teksa ju protestonit, Sputnik po transmetonin protestën tënde a thua se kishte njëri atje interes për protestën tënde. Të gjitha këto, kanë të bëjmë me diçka që ne duhet ta bëjmë. Në konferencën më të parë të kryetarëve duhet të diskutojmë për çështjet e finacnimit të partive politike, duhet të përballemi urgjentisht. Duhet të mendojmë dhe kuptojmë që lufta është diçka që nuk i shmangemi dot, siç është inflacioni apo impakti te çmimi.” tha Balla.

Ndër të tjera, Balla komentoi edhe komisionit e auditit në PD, të cilin e konsideroi si të pamjaftueshëm, pasi sic u shpreh ai në këtë histori është I përfshirë edhe ish kryeministri, Berisha.

“Ajo që ka dalë në mediat amerikane është informacioni bazë. Edhe organet e tjera të specializuara duhet të kenë informacione të tjera, SHISH, Policia se nuk mjafton auditimi në PD për të larë duart se nuk ka burrë nëne që nuk e di që Saliu është brenda në atë histori. Luli nuk flinte gjumë pa pyet Saliun. Paska marrë Luli 500 mijë $ nga rusët pa pyet Saliun. Por e vërteta është që kjo cështje në cdo vend do ishte një prej cështjeve që merr peshën kryesore.
Partitë politike janë instrument kryesor i lojës në demokraci.Duhet të kemi gjithë instrumentat për të parandaluar këtë gjë.”- perfundoi Balla.

Top Channel