Vendosja e emrit Prespë në vend të emrit aktual për Bashkinë Pustec është një prej kërkesave të adresuara për Reformën e re Territoriale nga përfaqësuesit e minoritetit Maqedonas.

Me argumentin se ky emërtim është më përfaqësues për bashkinë fshatrat e së cilës shtrihen buzë liqenit të Prespës Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian ka kërkuar që në kuadër të rishikimeve për reformën kjo kërkesë të merret në konsideratë për bashkinë minoritare e gjithashtu edhe krijimin e dy bashkive të tjera për zonat ku ka minoritet maqedonas

90% e territorit të kësaj bashkie shtrihet në Parkun Kombëtar të Prespës çka bën që shpesh komuniteti që jeton këtu të identifikohen si banorë të Prespës ndaj edhe vetë ata e mbështesin një kërkesë të tillë edhe pse emërtimet e fshatrave apo bashkisë janë ndryshuar disa herë.

Me ndryshimet e reformës territoriale në vitin 2013 u vendos që komuna Liqenas, emërtim që e kishte prej vitit 1973 të quhej Bashkia Pustec, emër që e mban edhe fshati qendër e kësaj bashkie si dhe fshatrat e tjerë të rimerrnin emrat e vjetër por për komunitetin kërkesa tani adresohet për një emër më përfaqësues.

Top Channel