Juventusi në merkato, bardhezinjtë synojnë një lojtar nga Premier League

03/10/2022 13:16

Juventus synon të përforcojë organikën me një futbollist që garanton fantazi në fushë.

Fjala është për Youri Tielemans të Leicester, teksa belgut i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe italianët kanë si objektiv ta transferojnë me parametër zero.

Megjithatë, për “Zonjën e Vjetër” nuk është e lehtë të mbërrijë deri tek 25-vjeçari duke qenë se në garë për të janë edhe klube si Real Madrid apo Liverpool. Gjithsesi, Juventus do të tentoj t’iu paraparij klubeve të sipërpërmendura nëpërmjet një oferte në merkaton e janarit ndërsa vendimtare në këtë tratativë do të jetë edhe vetë dëshira e fantazistit.

Tielemans është pjesë e Leicester prej vitit 2019 ndërsa në shtatë paraqitje të këtij sezoni me “Dhelprat”, belgu ka shënuar një gol e po ashtu edhe ka asistuar në një rast./ Super Sport

Top Channel