Sulmi iranian, Rama këmbëngul: Hakerat nuk arritën qëllimin, nuk u mor asnjë e dhënë sensitive

03/10/2022 18:40

Pas dy sulmeve kibernetike nga Irani, kryeministri Edi Rama këmbëngul që sulmi nuk e ka realizuar objektivin e tij në vjedhjen e të dhënave.

Nga kuvendi teksa iu përgjigj akuzave të deputetit të PD, Ferdidand Xhaferraj, Rama tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është marrë nga hakerat, falë nivelit të mbrojtjes nga autoritetet shqiptare.

Rama tha se nuk është e vërtetë është është sulmuar sistemi Memex dhe ‘historitë me lista’ janë të montazhuara dhe qesharake.

Amerikanët që i dinë ato punë, thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Sulmi ishte jashtëzakonisht i organizuar me 4 grupe, dhe nuk e kanë realizuar qëllimin për ta shkatërruar infrastrukturën tonë digjitale dhe për t’i fshirë të gjitha të dhënat. Faktikisht, asgjë sensitive nuk është marrë, ne kemi ende proces për digjitalizimine  një pjese të madhe të arkivave. Arsyeja pse nuk e ka arritur qëllimin sulmi, është se ne kemi nivel të caktuar mbrojtje. Plani për të ngritur është në disa faza, sepse nuk i kemi mundësi t’i çojmë të gjitha në të njëjtën kohë dhe në të gjitha drejtimet. Mos kini merak për ujësjellësin e Durrësit se nuk ka haker që shkon atje për të shkuar atje dhe për të bllokuar. Nga ana tjetër kemi OST, OSHEE, KESH, sulmi nuk ka pasur asnjë sukses se mbrojta është ngritur prej kohësh. Sot që flasim në Maqedoninë e Veriut një agjenci nuk funksion se është marrë peng nga hakerat, ne s’kemi pasur asnjëherë probleme. Hakerat nuk e kanë realizuar qëllimit, ju e donit, por nuk ka ndodhur, Mos u koturisni në konkluzione qesharake. Ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin, ato historitë me lista janë fotomontazh… Ju ngriheni menjëherë në këmbë. Ajo që ka dalë nuk është sistemi MEMEX i Ministrisë së Brendshme. Faktikisht është e pavërtetë nga fillimi deri në fund”- tha kryeministri Rama.

 

Top Channel