“A po merrni direktiva nga Basha?”, Alibeaj pas mbledhjes së grupit: Një detyrim e kemi me demokratët…

03/10/2022 15:08

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së grupit mbështetës së tij theksoi se kanë një detyrim ndaj shqiptarëve, të largojnë Edi Ramën.

Në lidhje me foton e publikuar në rrjete sociale, ku ishte edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ai u shpreh se ishte një takim me degët e veriut.

“Kemi diskutuar edhe për reformën elektorale që nis për pak. Diskutuam për dy çështje të tjera. Njëra për amnistinë fiskale dhe qëndrimi i unifikuar i grupit të PD,  jo amnistisë që do e shndërrojë Shqipërinë në parajsë të krimit. Qëndrimi tjetër është për pasaportat e arta, në të njëjtën linjë është e papranueshme për ne që është shkallmimi i dyerve të vendit për të futur para të pakontrolluara dhe influenca të papërshtatshme.  Çështja e tretë është ligji për lustracionin. Kemi depozituar tre nisma”, tha Alibeaj.

Keni pasur takim me përfaqësues të PD dhe Bashës, a është ky rikthim? Dhe a merrni direktiva nga ai?

“Takimi ishte me krerët e degëve nga zona e veriut. Po ju them një gjë, unë e kam thënë që një detyrim e kemi me demokratët. Armiku kryesor është Edi Rama, bazuar në moral, konsistencë, si mundet Edi Rama? Me të gjithë shqiptarët e ndershëm, zëri i të cilëve nuk ka kumbuar, PD ka strukturat”, Alibeaj.

Diskutimi gjatë mbledhjes:

DASHNOR  SULA–Mbledhja e grupit, së bashku me Korreshin dhe disa deputetë të tjerë kemi diskutuar një shqetësim të madh. Bashkë me Korreshin kemi diskutuar shumë afër dhe do donim të kishim mbështetjen e  kolegëve të opozitës sa i takon problemit të mos shqyrtimit nga ana  e gjykatës së apelit për ankimin e bërë më 24 mars 2022.  Data 24 tetor, mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi i një ankimi të paraqitur nga ana jonë. Është e patolershme, e pajustifikueshme dhe nuk dua të aludoj, por mendoj se ka interesa të forta okulte, nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimin të merret në shqyrtim.

Ky nuk është interes i vetëm PD, por në interes të shoqërisë shqiptare.   Do i bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jemi pa gjykatës së apelit nesër ose pasnesër, jo që të ndikojmë drejtpërdrejtë në dhënien e vendimit, sepse dhe unë dhe Korreshi nuk na interes se në ç’krah është vendimi i gjykatës se apelit por ne na intereson shpejtësia që të mos jemi më në agoni. Pasi është e turpshme që demokratët akuzojnë persona të caktuar që kanë interes.

Ne deputetët e grupit parlamentar të PD-së jemi te interesuar një orë e më parë të jepet ky vendim. S’kemi asnjë interes të vonohemi, një orë e më parë të jepet ky vendim. Të shkojmë bashkë te Gjykata e Apelit me arsyetimin e vetëm që ajo gjykatë të shkundet dhe ato gjyqtarë që mund të kenë interesa okulte, që mund ta përdorin këtë vendim për interesa të caktuar, sepse  mund të ketë gjyqtarë që s’kanë mbaru Vettingun, dhe mund ta përdorin për interesa personale ne s’na interesoN, ne kërkojmë që ky vendim i gjykatës të jepet një orë e me pare, sepse po mbahet peng opozita dhe gjithë demokratët. Do i kërkojmë deputetëve që të dalim me vendim të përbashkët që vendimi mos të zvarritet më se do ishte vdekje per opozitarizmin.

SAJMIR  KORRESHI: S’jemi të interesuar për vendimmarrjen se sa  për shpejtësinë e vendimmarrjes për zgjidhjen e sakrificës që ka mbërthyer opozitën  për t’i dhënë drejtimin e duhur,  ne nuk do donim të hyjmë në zgjedhje vendore me dy kandidatë ose kandidatët tanë  të regjistroheshin ne siglën e PD, ne nuk na gjykon çfarë vendimi jepet por duam shpejtësi. Edhe po të ishte shtatzënë do kishte lindur tani se kanë kaluar 7 muaj, o borra lini mënjanë formularët e vetingunt se PD është aset kombëtar, s’dua që gjyjata apelit të zvarriste një gjë të tillë, dua qe gjithë deputetët të mbështesin këtë nismë.

DASHNOR SULA- Edhe krahu i rithemelimit duhet të bashkohet me thirrjen tonë, që t’i japim fund kësaj agonie. Gjithë deputetët kemi një mendim që të jemi me kandidat të përbashkët por në pikënisje është vendimi i gjykatës së apelit pasi kthjellon shumë gjëra edhe bazën poshtë. Nëse se do jenë kandidat në mënyrë të njëanshme do ketë problematikë të madhe, ky vendim është me rëndësi pasi persona të caktuar kanë interesa të tilla, kjo agoni është në dëm të demokratëve.

SAJMIR KORERRESHI: Për të pasur zgjidhje se ku është selia, zyra vula, duhet të ketë zgjidhje përfundimtare ligjore. Përderisa kjo punë shkoi në rrugë gjyqësore edhe pse për mendimin time nuk është rruga e duhur që duhet të kishim ndjekur, jemi bërë gazi botës deri këtu atëherë ne do i bëjmë presion për të dhënë një vendim përfundimtar qofte njërës apo tjetrës palë. Demokratët duhet të dinë se cila anë do ketë vulën dhe siglën e PD, që në zgjedhjet e ardhshme të mos regjistrohemi më me dy kandidatë se do ishte humbje e opozitës.

 

Top Channel