Më në fund nis shkolla në Kosovë/ Viti shkollor fillon një muaj me vonesë, mësuesit ndërpresin grevën

03/10/2022 15:27

Nxënësit janë kthyer ne shkolla pas një muaji grevë.

Këtë të hënë procesi mësimor është zhvilluar i rregullt, derisa nxënësit i janë gëzuar hapjes së shkollave.

Ndërkaq prindërit thonë që për një muaj nxënësit kanë humbur shumë sa i përket mësimit.

Procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat në Kosovë me përgatitjet e nevojshme.

Greva u pezullua pas një muaji, pasi mësimdhënësit vendosën për t’i dhënë edhe një mundësi tjetër Qeverisë në plotësimin e kërkesave të tyre, sidomos për ndarjen e shtesave prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Nëse ekzekutivi nuk bindet në kërkesat e sindikalistëve, greva do të nis përsëri në janar.

Qeveria ende këmbëngul që kërkesa e mësimdhënësve është e paarsyeshme.

 

 

Top Channel