Së fundmi komediani amerikan, Nick Cannon ka njoftuar se ka mirëpritur fëmijën e tretë me ish-të dashurën Brittany Bell.

Në Instagram, 41 vjeçari ndau një video me anë të së cilës njoftoi lindjen e djalit, të quajtur Rise Messiah Cannon.

Lajmi vjen vetëm 9 ditë pasi ai mirëpriti fëmijën e tij të nëntë, vajzën Onyx Ice me modelen LaNisha Cole. Nick ka qenë i njohur për lidhjet me modele, artiste brenda të njëjtit afat kohor, duke i lënë ato shtatzënë. Sipas profilit të tij në IMDb, merita e tij e fundit në aktrim ishte filmi televiziv ‘Miracles Across 125th Street’ në vitin 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NICK CANNON (@nickcannon)

Rikujtojmë se në muajin korrik modelja e njohur Bre Tiesi solli në jetë një djalë nga lidhja me komedianin e njohur. Përmes një postimi në Instagram, modelja 31-vjeçare tregoi se lindja ishte natyrale, në shtëpi dhe pa mjekim. Ajo e ka përshkruar këtë si një eksperiencë përtej limiteve, por që e bëri të ndihet e fuqizuar.

Top Channel