Partnerja e Coolio, nënë e dy fëmijëve të tij, thotë se e dinte për femrat e tjera: Nuk kishim sekrete, ai nuk donte funeral (fotot)

03/10/2022 19:02

E dashura e vjetër e rreperit të njohur Coolio, ka folur në një intervistë me rrjetin DailyMail.com për dhimbjen e tronditjen e humbjes së parakohshme të babait të dy fëmijëve të saj.

Reperi njihej më shumë për këngën e tij të vitit 1995 ‘Gangsta’s Paradise’, vdiq të mërkurën nga një atak i papritur kardiak.

Mimi Ivey, partnerja e reperit prej vitit 2012, zbulonte se ata nuk kishin sekrete mes tyre dhe se 59-vjeçari Coolio, do të kremohet pasi nuk dëshironte një funeral, sipas udhëzimeve të lëna për familjen.

Ndërsa për zhurmat e tradhtive me femra të tjera Ivey tha se e dinte se takohej me femra të tjera por kishin mbetur sërish miq.

“Ne ishim miq të mirë, flisnim e bënim shaka, nuk kishte shumë momente të mërzitshme me të”, thotë 41 vjeçarja nënë e tre fëmijëve.

Colio u gjet i vdekur në tualetin e shtëpisë së një miku në qendër të Los Angeles.

Mimi kujton momentin tronditës kur u njoftua për vdekjen e tij të papritur: “Më dukej sikur ajri e jeta po më dilnin nga trupi, isha jashtë duke çuar djalin në rrethin e futbollit. Rashë në gjunjë, u rrëzova përdhe”.

Mimi, ish-kërcimtare “ekzotike”, por tashmë dhe shefe kuzhine dhe biznesmene, tha se fillimisht ishte takuar me Coolio në vitin 2004 por nuk e pëlqyen njëri-tjetrin, derisa dikush t’i prezantonte përsëri shtatë vjet më vonë.

Herën e dytë ajo tregon se këngëtari i Gangster’s Paradise “nuk pranonte më ‘jo’ si përgjigje”.

“Ishte shumë këmbëngulës, nuk më linte të ikja. Derisa një mik e fuqi një mëngjes në shtëpinë time ku më shërbeu mëngjesin në krevat e tha se dëshironte të isha femra e tij, se ne ishim bërë për njëri-tjetrin, deri sa unë thashë ‘ok’”.

Mimi i refererohet Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr., si ‘bashkëshorti’ edhe pse çifti nuk u martuan kurrë ligjërisht.

Megjithatë ajo thotë se Coolio ishte bashkëshorti i saj në çdo mënyrë, baba i dy fëmijëve të saj dhe gjithashtu dhe i vajzës nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Vajza ime i kërkoi të bëhej baba i saj dhe ai pranoi, e përqafoi atë rol 100%.”

Kohët e fundit burimet thanë se reperi takonte dhe gra të tjera, ndërsa Mimi thotë se dinte për këtë dhe kishte folur me Coolio.

“Ai ishte ai që ishte, nuk më fshihte gjë, unë e dija, nuk kishim sekrete”.

FOTO GALERI
1/7
Mimi Ivey, partnerja e reperit prej vitit 2012, zbulonte se ata nuk kishin sekrete mes tyre

Top Channel