Zgjedhjet lokale/ Berisha: Bashkëpunim me partitë e djathta, do dalim me kandidatë të përbashkët

03/10/2022 18:01

Sali Berisha është i hapur për të bashkëpunuar me partitë e tjera opozitare, me qëllim për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Do të caktojmë kandidatët nëpërmjet primareve. Hap i madh përpara, duke u njohur të drejtën simpatizantëve për të votuar kandidatin që duan. Sjellim një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne kandidatët nuk na i cakton droga apo krimi, na i caktojnë qytetarët”, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediet jashtë kuvendit.

Në po vazhdojmë konsultimet me kandidatët, tha ai.

Mbështes mendimin që duhet të dalim me kandidatë të përbashkët. Do bashkëpunojmë me të gjithë spektrin politik të djathtë, parti parlamentare dhe joparlamentare”.

Berisha foli për një betejë shumë planëshe kundër qeverisë. Ai përmendi planet për protesta të përgjithshme, ndërsa tha se me primaret do të vendosen standarde të reja në politikën e vendit tonë.

Lexo edhe: Votimi i primareve, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

Top Channel