Së fundmi reperi i njohur Kanye West u shfaq me shenja të kuqe misterioze në fytyrën e tij teksa mbërriti në shfaqjen e Givenchy gjatë Javës së Modës në Paris.

Ende nuk dihet se çfarë kaq ndodhur me të, pasi nuk ka pasur një reagim pas daljes së bujshme.

45-vjeçari ishte veshur me të zeza, hoodie të zi, xhinse të errta, kapele të zezë si dhe një palë çizme të markës Balenciaga. Ngjarja Givenchy shfaqi koleksionin Pranverë-Verë 2023 me një mori të ftuarish të famshëm që u shfaqën për të parë se çfarë ofron ky koleksion.

Biznesmeni ka bashkëpunuar më parë me firmën Balenciaga në koleksionin e tij “Yeezy GAP”. Stilistja e Balenciagas, Demna Gvasalia, punoi së bashku me reperin, tani i njohur si Ye, për të ofruar ‘vizionin e tij të stilit për të gjithë’.

Top Channel