Bujqësia shqiptare  po përgatitet për programin IPARD III, 146 mln euro është fondi që ka përcaktuar bashkimi europian dhe buxheti i shtetit kësaj herë për bujqësinë.

Përveç fondit të shtuar, në programin IPARD III gjithashtu do të ketë ndryshime edhe në strukturë, pasi numri i masave do të shkojë në 9.

Deri më tani 94 mln euro të programit IPARD II, kanë shkuar në 4 masa konkretisht në: Investimet në asetet fizike të fermës, Investimet në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit, Investimet ne Infrastrukturën Publike Rurale, Diversifikimi i fermave.

“Buxhet ky 54% më i lartë se programi IPARD II. Në IPARD III masat e shtuara fillojnë  me qasjen lidër, ku është masa më interesante që lidhet me financimin që jep programi me financim 100% grupeve lokale  të veprimit që zhvillojnë një strategji për zhvillimin e një fshati apo të një njësia administrative. 2 masa tjetër e re është masa agro-mjedisore dhe prodhimi organik.3 masë tjetër shtesë kemi masën e pyjeve për mbrojtjen, krijimin dhe ristrukturimin e pyjeve. 4 kemi masën për infrastrukturën rurale ku aplikantët do të jenë bashkitë dhe njësite administrative që aplikohen me projekte për infrastrukturën. 5 masa e shërbimeve këshillimore qe lidhet me rritjen e kapaciteteve dhe financim për forcuar kapacitet e shërbimeve publike. Pra të këshillojnë nga përdorimi i teknologjive bujqësore tek tek hartimi i projekteve të financimit. “– tha Randa Selmanaj, Drejtoreshë AZHBR.

Nga financimi IPARD III, PëRVEç fermerëve dhe agropërpunuesve do të financohen edhe bashkitë, ojf dhe njësitë administrative që kanë një strategji se sit ë zhvillojnë bujqëSinë shqiptare me qellimin e vetëm që fshatrat të mos braktisen.

“4 masat e para granti është nga 50-75% pjesa tjetër mbulohet nga kontributi individual, ndërkohe në masat e reja është 100% që lidhet me aplikantët që do të keni një strategjie për të mbajtur dhe zhvilluar bujqësinë rurale.“- tha Eranda Selmanaj.

Fondi IPARD, i adresohet vendeve kandidate për anëtarësim të barabartë në Bashkimin Evropian, si dhe përgatitjes së tyre për shfrytëzimin e programeve para anëtarësimit për zhvillim bujqësor dhe rural duke garantuar sigurinë ushqimore.

Top Channel