Patatja e Kukësit kultivohet me mund, fermerët punojnë ende me krahë për plehërim dhe plugim: Është e vështirë, kostot janë të larta

21/04/2026 12:23

Fermerët e fshatrave të Kukësit kanë nisur punën për përgatitjen e tokës në prag të mbjelljes së patates, një nga kulturat kryesore bujqësore të zonës.

Në Novosej dhe Shishtavec, banorët po punojnë intensivisht me plehërimin dhe plugimin e parcelave, ndërsa një pjesë e tyre kanë filluar edhe mbjelljen.

Pavarësisht përkushtimit, sfidat mbeten të shumta. Në shumë raste, puna vijon të kryhet me krah, për shkak të terrenit të thepisur.

Një tjetër shqetësim për fermerët është mungesa e tregut dhe çmimi i ulët i shitjes, që nuk përputhet me kostot e larta të kultivimit.

Megjithatë, patatja e Kukësit vijon të mbetet ndër më cilësoret në rajon, falë kushteve klimatike, relievit dhe lartësisë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Top Channel