Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet kreu i ri i Operacionales dhe Antiterrorit
Kryeministri Edi Rama në Forumin e Ekonomik të Delfit nga gazetari grek i Kathermini, Aleksis Papahelas për largimin e 500 mijë shqiptarëve gjatë nga vendi gjatë qeverisjes së tij, gjë që ai e quajti paradoks duke qënë se Shqipëria po aspiron të futet në BE.
Rama shprehu se shifra nuk është e saktë dhe shtoi pavarësisht se Shqipëria ka akoma bilanc negativ, hendeku mes të larguarve dhe atyre që rikthehen po zvogëlohet dita ditës.
Aleksis Papahelas: Dua të flas pak për aspiratat evropiane të Shqipërisë. Shqipëria është pak një paradoks për mua, sepse nga njëra anë, keni një normë të konsiderueshme rritjeje, por në të njëjtën kohë, afërsisht gjysmë milioni njerëz kanë lënë Shqipërinë gjatë kohës suaj në pushtet. Si e shpjegoni këtë paradoks?
“Së pari, gjysmë milioni nuk është një shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është gjëja më normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolim të plotë. Dhe për një popull që gjithmonë ka pasur dëshirë të emigrojë dhe të kërkojë një jetë më të mirë, por nga ana tjetër, mendoj se ka prova të qarta që shqiptarët po kthehen gjithashtu. Pra, ende jemi në një bilanc negativ mes atyre që largohen dhe atyre që kthehen.
Por hendeku po ngushtohet dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë më shumë, por sa për t’iu dhënë një shifër, kur mora detyrën PBB-ja jonë ishte më pak se 10 miliardë euro ndërsa aktualisht është 27 miliardë euro, pra kemi bërë mjaft, numëronim më parë 2 milionë turist, ndërkohë që vitin e kaluar u rritën në 12 turistë, kishim 300-400 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta, ndërkohë që vitin e kaluar arritëm në 1.6 miliardë. Këto janë shifra të rëndësishme për një vend si i yni. Nuk ka aspak dyshim që ka shumë për të bërë “, u përgjigj kryeministri Rama.
Top Channel