Fermerët e Korçës si çdo vit po hedhin prodhimet e tyre të pashitura. Edhe këtë sezon një pjesë e prodhimit të qepës ka mbetur e pashitur.
Në mungesë të tregut dhe me çmime shumë të ulëta, ata janë detyruar ta hedhin prodhimin në anë të lumenjve apo në vende të tjera.
Sipas fermerëve, kostoja e prodhimit është rritur ndjeshëm, duke përfshirë çmimet e plehrave kimike, karburantit dhe fuqisë punëtore. Megjithatë, çmimi me të cilin ofrohet qepa në treg nuk arrin të mbulojë as shpenzimet bazë.
Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e pikave të grumbullimit dhe konkurrenca nga importet, të cilat sipas tyre po e bëjnë të pamundur shitjen e prodhimit vendas.
Kjo situatë e cila po kthehet në rutinë të përvitshme rrezikon jo vetëm të ardhurat e familjeve fermerë, por edhe vetë qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor në zonën e Korçës.
Top Channel