“Plumbi i Artë”/ A i ka dhënë informacion Erjon Alibejt? Ish-zv.drejtori i Policisë Elbasan: Jam oficer i ndershëm. Kam qenë në regjim shtrati kur…
Goditet një tjetër rast i vënies së lokaleve, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, këtë herë në Berat.
Për pasojë është arrestuar pronari i lokalit në lagjen “Barrikadë”, ku luheshin lojëra me kompjuterë dhe celular.
Po ashtu janë sekuestruar 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.
“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, me synim evidentimin e ambienteve të vëna në dispozicion të veprimtarive të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen “Barrikadë”, luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel