Ukraina kërkoi takim mes Putin dhe Zelenskyt, zëdhënësi i Kremlinit: Do të ndodhë vetëm për të finalizuar marrëveshjen për fundin e luftës
Izraeli është njoftuar se afati i Donald Trump për Iranin për të arritur një marrëveshje skadon të dielën, raportoi sot Channel 12 i Izraelit.
Shtetet e Bashkuara po i japin Iranit tre deri në pesë ditë për t’iu përgjigjur një marrëveshjeje të propozuar dhe për t’u rikthyer në negociata ose rrezikojnë prishjen e armëpushimit aktual, raportoi rrjeti, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.
Në një raportim tjetër, Channel 12, duke cituar burime politike në Jerusalem, tha se afati efektiv i vendosur nga presidenti amerikan skadon të dielën, saktësisht brenda afatit kohor prej tre deri në pesë ditësh që ai ka përmendur.
Megjithatë, izraelitët nuk besojnë se ka shumë shanse për një marrëveshje deri në fund të javës.
Armëpushimi dy-javor duhej të skadonte të martën, por presidenti amerikan vendosi të japë një zgjatje pa një afat të qartë.
Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë janë gjithashtu në këtë linjë.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha se raportet për një “afat prej 3 deri në 5 ditësh” nuk janë të vërteta.
Ajo, në një intervistë me Fox News, tha se presidenti nuk e konsideron sekuestrimin e dy anijeve më herët sot si shkelje të armëpushimit.
Top Channel