Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet kreu i ri i Operacionales dhe Antiterrorit
22/04/2026 20:44
Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit.
Alban Dauti, nga Drejtori i Antiterrorit është emëruar Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale.
Po ashtu, siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, Edmond Sula është emëruar Drejtor i Antiterrorit.
Ndërkohë Melsi Koçi është emëruar specialist i Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale.
Top Channel