Kupa e Italisë/ Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën
Ekspertja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, shpjegoi mbrëmjen e sotme se përse ligji i luftës me Greqinë është ende në fuqi.
E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, ekspertja u shpreh se kjo është absurde, marrë parasysh faktin se Italia, e cila sipas saj përdori Shqipërinë për të sulmuar Greqinë, tashmë nuk e ka më në fuqi këtë ligj.
“Në 1987 kemi një revokim të ligjit të luftës, por s’ka kaluar me rezolutë në parlamentin grek. Është ligji i luftës, që është kyçi për të zgjidhur çështjen e pronave dhe kufirit detar. Absurd i madh fakti që Italia asokohe përdori territorin shqiptar për të sulmuar Greqinë, është çudi që tashmë përpos Shqipërisë nuk ka vend tjetër që e ka këtë ligj. Nuk mendoj se Shqipëria do ketë një pakt më të mirë me Greqinë”, u shpreh ekspertja Juxhina Sotiri.
Top Channel