Debati Qosja-Kadare për identitetin europian të shqiptarëve, nga polemika epike prej disa vitesh te fjalimi i fundit i Akademikut në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe
Raporti i Qeverisë drejtuar Kuvendit për ecurinë e negociatave me BE-në, përfshi edhe shifra të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, pjesë e e kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.
Sipas këtij raporti, rezulton se në vitin 2025 sa i për luftës kundër korrupsionit në nivele të larta, u hapën 6 hetime të reja, si dhe u paraqitën 10 akt akuza të reja.
Pjesë nga raporti
Evidentohet një ulje e matshme e çështjeve të prapambetura (“backlog”) si në nivel sistemi, ashtu edhe në institucione kyçe. Në fund të vitit 20241, numri i përgjithshëm i çështjeve të prapambetura në gjyqësor ishte 137,101, rreth 2% më i ulët krahasuar me vitin paraardhës. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, trendi i reduktimit është më i theksuar. Deri më datë 31.12.2025 backlog-u ishte 14,081 çështje, me një ulje të qëndrueshme ndër vite dhe një reduktim -24% në vitin 2025 krahasuar me 2024, si dhe -60% ulje kumulative nga niveli maksimal i korrikut 2020 deri në dhjetor 2025.
Krimi i organizuar: Gjatë vitit 2025 u ruajt një volum i qëndrueshëm i veprimtarisë hetimore dhe i ndjekjes penale. U regjistruan 74 hetime të reja dhe u paraqitën 18 aktakuza të reja. Në vijim, u siguruan 61 vendime gjyqësore të formës së prerë, duke reflektuar avancim të qëndrueshëm të rezultateve në fazën gjyqësore.
Korrupsioni i nivelit të lartë: Ndjekja penale gjatë vitit 2025 pati fokus në konsolidimin e rezultateve dhe përfundimin e çështjeve. U hapën 6 hetime të reja dhe u paraqitën 10 aktakuza të reja. Krahas kësaj, u regjistruan 6 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 5 dënime përfundimtare, duke dëshmuar vijimësi të shqyrtimit dhe vendimmarrjes së gjyqësorit në këtë kategori.
Korrupsioni – vepra penale të lidhura me korrupsionin (jo niveli i lartë): Në 2025, u evidentua një numër hetimesh dhe aktakuzash. Konkretisht, u regjistruan 878 hetime të reja dhe 236 aktakuza të reja. Në fazën gjyqësore, u raportuan 287 vendime gjyqësore të formës së prerë, si dhe 221 dënime përfundimtare, ç’ka forcon bazën e rezultateve të qëndrueshme në këtë grupim çështjesh.
Pastrimi i parave: Gjatë vitit 2025, u regjistruan 207 hetime të reja dhe 23 aktakuza të reja. Njëkohësisht, u siguruan 16 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 16 dënime përfundimtare.
Top Channel