Italia në Botëror në vend të Iranit, plani i Trump-it për t’u rilidhur me Melonin
Kthehet sërish hipoteza e një pranimi të mundshëm të Italisë në Botërorin 2026 pas çështjes Iran. Në këtë pikë bëhet e paevitueshme analiza e nenit 6.7 i rregullores së FIFA, rëndësinë e renditjes dhe skenarët e mundshme për këtë ripranim
Në fakt zërat për një ripranim të Italisë në botërorit 2026 janë shfaqur që përpara gjysmëfinales së playoffit ndaj Irlandës së Veriut në fund të marsit. Arsyeja është e qartë; Italia që në playoff ishte skuadra me renditjen më të mirë që rrezikonte të mbetej jashtë Botërorit dhe situata në Iran u rëndua në fund të muajit shkurt. Me fjalët e Paolo Zampollit, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, çështja u rihap
Ripranimi i Italisë, çfarë thotë rregullorja? Duke parë rregulloren e FIFA për Kupën e Botës 2026, Italia ka hapësira për të shpresuar pavarësisht diskutimeve për drejtësinë dhe etikës së një ripranimi të mundshëm. Neni 6.7 në fakt thekson: ‘Nëse një federatë anëtare, pjesëmarrëse, tërhiqet dhe/ose përjashtohet nga Kupa e Botës, FIFA do të vendosë ekskluzivishr dhe do të marrë çdo masë që konsiderohet e nevojshme. FIFA mund të vendosë të zëvendësojë federatën pjesëmarrëse në fjalë me një tjetër federatë’. Pra, vendimi do të merret vetëm nga FIFA dhe, teorikisht, ajo mund të bëjë se çfarë të dojë
Çfarë do të vendosë FIFA? Sipas burimeve pranë presidentit të FIFA, Gianni Infantino, orientimi i këtij të fundit është që të vlerësohet merita sportive. Kështu që, nëse Irani nuk do të marrë pjesë në Botëror, do të kishte më shumë mundësi që të ripranohej një kombëtare aziatike nga ato që u eliminuan në playoff, në mënyrë të veçantë Emiratet e Bashkuara Arabe. Përsa i përket kërkesës së Zampollit, nuk do të ketë asnjë komunikatë zyrtare nga FIFA. Por në Zyrih kujtojnë se në 2022 u bë një kërkesë e ngjashme nga Zampolli dhe, edhe në atë rast Italia nuk mori pjesë. Për më tepër, vetë Infantino, disa herë ka folur me siguri për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror.
Kur do të merret një vendim? Për momentin nuk ka deklarata zyrtare nga ana e FIFA, kjo edhe sepse Irani në këtë moment duket se ka ndërmend të marrë pjesë në kompeticion edhe pse ka vendosur si kusht që të mos i luajë ndeshjet e tij në SHBA. Në ditët e fundit u ngrit edhe hipoteza për një raund tjetër playoffi për të vendosur për zëvendësuesin e mundshëm të Iran; një turne mes kombëtareve të eliminuara për t’u luajtur pak para Botërorit
Përjashtimet dhe ripranimet, ‘precedentët’. Janë shumë të paktë precedentët e përjashtimeve dhe ripranimeve në turnetë e nivelit botëror në vitet e fundit. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në 1992, kur Danimarka që kishte nisur pushimet mori vendin e Jugosllaviës në Evropianin e atij viti dhe i fitoi. Për të qëndruar te Botërorët, ështe e nevojshme që të kthehemi në kohë të paktën në vitet ’50, por në atë kohë ishte një tjetër futboll. Por, dicka e krahasueshme me këtë rast, ndodhi në Botërorin e Klubeve të vitit 2025 kur klubi meksikan i Leon u përjashtua sepse kishte të njëjtin pronar me skuadrën e Pachucas dhe kjo një skuadër meksikane që ishte e kualifikuar për në këtë kompeticion. Kështu Leon u zëvendësuar nga Los Angeles FC që fitoi playoffin me Club America.
Top Channel