E mërkurë, 26 Janar 2022
22:20
Sabiani flet për herë të parë për marrëdhënien me dy gratë!

Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Sabiani. Ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe paksa për jetën e tij personale.

22:18
Bazuar tek yjet, astrologia ‘zbulon’ fituesin e Big Brother VIP. Çfarë thotë për lidhjen Donald-Beatrix

Astrologia Lorna Hysa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për reality show më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP Albania.

22:08
E papritur/ Pas lojës me Donaldin, Beniada rrëzohet në tokë

Modelja e njohur Beniada Nishani është rrëzuar teksa po luante me Donaldin. Ajo e lagu me ujë aktorin e humorit, ndërsa ky i fundit kur po e tërhiqte, modelja u rrëzua në pllaka.

22:05
​Danimarka shfuqizon të gjitha masat, COVID përjashtohet nga kategoria e sëmundjeve kritike

Autoritetet daneze kanë marrë një vendim për të përjashtuar COVID-19 nga kategoria e sëmundjeve kritike dhe që nga 1 shkurti të gjitha kufizimet në këtë vend do të hiqen.

22:04
Nga kombinimet më të mira të çifteve tek shenja më tradhtare, ja çfarë thotë astrologia

Astrologia Lorna Hysa ka treguar kombinimet më të mira të citeve bazuar në shenjën e horoskopit.

21:49
“I kam inat se më bërtasin”, Armina Mevlani zbulon shenjën e horoskopit që nuk e pëlqen

Në emisionin “Goca dhe Gra” është folur për ndikimin e astrologjisë që duket se është më në modë se kurrë.

21:49
Liderët politikë, frymëzim për aktorët e humorit. Ironizon Salsano Rapi: Të gjithë janë të talentuar!

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ishte aktori dhe moderatori, Salsano Rapi.

21:34
Eurodeputeti kroat dënon Macron në fjalimin për “efektet e rënda anësore të vaksinave COVID” (video)

Në një mbledhje të kësaj jave të parlamentit Evropian, deputeti kroat Mislav Kolakušić ka dënuar ashpër politikat e presidentit francez Emmanuel Macron, të ulur pranë podiumit teksa fliste, duke e akuzuar se “po vret qytetarët e tij me vaksinime të detyruara”.

21:33
Xhemi Shehu rikthehet në Top Channel? Salsano Rapi zbulon të vërtetën

Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rapi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

21:20
​Bayerni ka shitur 3.2 milionë fanella gjatë vitit 2021, ja renditja e klubeve në këtë aspekt

Gjiganti gjerman Bayern Munih është skuadra që ka shitur më së shumti fanella gjatë vitit 2021.

21:18
“Klevis Balliu dënohet me 80 orë punë në interes publik”, reagon Meta: Autoritetet të urdhërojnë të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një lajm të transmetuar nga Top Channel për politikanin Klevis Balliu, i cili ka dhjetëra procese të hapura në gjykatë. Për një prej protestave në Unazën e re është dënuar me 80 orë punë në interes publik.

21:11
Donaldi i dënuar të thotë vetëm “PO”, Monika i kërkon një puthje në buzë

Në “Big Brother Vip” ka qenë dita e dënimeve.

21:10
Basha takim me demokratët në Korçë: Ne do të ecim përpara për një politikë të pastër!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e Korçës.

20:55
Liderët e BE-së të shqetësuar nga rritja e antisemitizmit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan të mërkurën se do të luftojnë rritjen e antisemitizmit dhe mohimit të Holokaustit të dëshmuar gjatë pandemisë së koronavirusit, në prag të përkujtimeve vjetore të çlirimit të Aushvicit.

20:49
E konfirmon Tare, Lazio përgatitet ta huazojë Muriqin në La Liga

Vedat Muriqi ka qenë një nga emrat më të lakuar në merkato sa i takon organikës së Lazios.

20:40
Përmbarimi dhe ASHK-ja i heqin pronën kreditores edhe pse e kishte me vendim gjykate

Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejtësi të bërë nga përmbarimi dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

20:33
Adoleshentja në SHBA arrestohet për vrasje pas mashtrimit të rrjeteve sociale që përfundoi në vrasje (fotot)

Një vajzë nga New Mexico në SHBA është akuzuar për vrasje pasi një skemë zhvatjeje në rrjetin Snapchat shkoi keq dhe paguesi i parave përfundoi i qëlluar për vdekje.

20:33
Sherr për pronat, qëlluan me armë zjarri në banesën e 60-vjeçarit. Shpallen në kërkim vëllezërit

Një sherr për pronat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

20:28
SHBA refuzon kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet NATO-s

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan të mërkurën (26 janar) kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën t’i bashkohet NATO-s.

20:16
Iliri rrëfen ëndrrën me Emanuelën dhe zbulon planet për tu bërë me fëmijë të dytë

Iliri ka rrëfyer ëndrrën e tij me Emanuelën dhe planet për tu bërë me fëmijë të dytë.

20:08
U dëmtua duke punuar, 60 vjeçari nga Vlora përfundon te Trauma

Një 60-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme më plagë në këmbë dhe pjesën e legenit.

20:04
Dua Lipa flet për rrënjët e saj kosovare: Nuk mund ta mohoj identitetin tim!

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është padyshim një nga artistet më të talentuara dhe të njohura në botë.

20:01
Kryemadhi dhe Meta “flirtojnë” në Instagram, presidenti reagon me dy gishta lart

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një video në Instagram të një çifti të sapomartuar që shfaqen duke bërë një kërcim që nuk është aspak tradicional.

19:56
India shfaq forcën ushtarake në paradën madhore të Ditës së Republikës (foto-video)

Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë jehonin sot mes New Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës në Indi.

19:54
Ekspozita e piktorit sirian në Tiranë/ “Standard i dyfishtë” ekspozita e artistit Mohammad Ramadan

Standard i Dyfishtë quhet ekspozita e artistit sirian Mohammad Ramadan.

19:42
EMRAT/ Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 20-vjeçari. I nënshtrohet me urgjencë ndërhyrjes kirurgjikale

Një sherr çasti mes të rinjsh ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të autorit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen 17 të Durrësit, ndërsa policia identifikoi autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

19:38
Nisma “Konkurs 2022″/ Rama merr pjesë në ndarjen e çmimeve fituese

“Konkurs 2022”, iniciativë e Kryeministrit Edi Rama në fundvitin që lamë pas, u finalizua sot me ndarjen e çmimeve në hollin e Qendrës për Hapje dhe Dialog, në Kryeministri.

19:35
Pro Lampard dhe kundër portugezit, tifozët e Everton nuk pranojnë Pereiran: Kjo situatë më lëndon

Në klubin e Everton vijon puna për të gjetur pasuesin e Rafael Benitez të shkarkuar prej rezultateve të dobëta. Tashmë, alternativat janë vetëm dy dhe fjala është për Vitor Pereira dhe Frank Lampard, teksa në përzgjedhjen e teknikut të ri kanë ndërhyrë edhe fansat e Everton të cilët kanë të preferuarin e tyre.

19:18
“Po rashë në dashuri me ty…”/ Kafshime dhe prekje në takimin Ana dhe Edi (FOTO)

Edi ka shfaqur hapur pëlqimin e tij për Anën. Fundi i takimit kishte më tepër afrimitet ndërsa nuk munguan puthjet e prekjet.

19:16
Çerekfinalet e Kupës/ Vllaznia mund Flamurtarin në Vlorë, Laçi barazon me Egnatian

Faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë ngre siparin këtë të mërkurë me dy sfida: Flamurtari-Vllaznia dhe Egnatia-Laçi.

19:12
Raketa e Space X del nga kontrolli/ Raketa Falcon 9 më 4 mars do përplaset me Hënën

Një raketë e SpaceX është futur në një kurs përplasjeje me Hënën pasi kaloi pothuajse shtatë vjet duke u endur në hapësirë, thonë ekspertët.

19:09
Të moshuarit e vetmuar/ Në qendrën sociale në Kombinat të Tiranës marrin shërbim 250 të moshuar

Shumë të moshuar që janë të vetmuar vijnë pranë qendrave komunitare ku në shoqërinë e njërit tjetrit përmes aktiviteteve të ndryshme kalojnë kohën por konsumojnë dhe vakte ushqimore.

19:07
Ftesë në 5/ A ka pirë kafe me Dagz? Flet (kunati) vëllai i Einxhel

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Alois Shkira, i cili komentoi lojën e së motrës në shtëpinë e Vëllait të Madh.

19:07
Ftesë në 5/ I ftuari pikturon Bietën në kapuçino, ja rezultati

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Timi, baristi i talentuar shqiptar që prej 23 vitesh ushtron këtë profesion në Milano.

18:58
Mungesa e shiut shpëtoi fermerët/ Lushnje, netët me temperaturat nën zero gradë nuk dëmtuan bujqësinë

Ngricat jo gjithmonë shkaktojë probleme.

18:52
“Fryhet me lekët e babit”, Edi ka një koment për shprehjen

Edi i cili është rikthyer në Për’puthen i është përgjigjur të gjithë atyre që e komentojnë për jetesën që bën.

18:50
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, flet dëshmitari: Makina ‘fluturoi’ dy korsi më tutje

Pamjet e para televizive nga qendra e Athinës tregojnë një zonë të tërë që duket sikur është bombarduar, dy ndërtesa thuajse të shkatërruara dhe makinat zjarrfikëse që operojnë aty pranë.

18:37
SHBA/ Pacientit i refuzohet transplanti i zemrës sepse ishte i pavaksinuar (fotot)

Një 31-vjeçar baba i dy fëmijëve është hequr nga listat për transplant zemre në një spital në New York pasi nuk kishte bërë vaksinën e COVID-19, tha sot familja e tij.

18:36
Italia nuk zgjedh presidentin edhe pas votimit të tretë

Italia vazhdon të presë për një zgjedhje të suksesshme presidenciale pasi asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë një shumicë prej dy të tretave në raundin e tretë të votimit të mërkurën (26 janar).

18:33
Dy të rinj konfliktohen në Durrës/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në qytetin e Durrësit.

18:32
“Dua të ta ha buzën”, Edi ia thotë troç Anës: Kam qejf të të kem partnere në krim

Edi është rikthyer në Për’puthen dhe në takimin e parë me Anën është vënë re tepër afrimitet mes tyre. Edi nuk hezitoi të tentonte të rrëmbente një puthje nga Ana por nuk ia doli.

18:19
Maqedoni e Veriut, 15 viktima dhe 2.019 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.019 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), si dhe 15 viktima.

18:18
Siri/ Kurdët marrin kontrollin e burgut Gweiran, pasi u sulmua nga ISIS

Pas gjashtë ditë luftimesh këtë të mërkurë Forcat Demokratike Siriane (SDF), koalicioni anti-ISIS i arabëve dhe kurdëve, njoftuan se kanë rimarrë kontrollin e plotë të burgut Gweiran në Sirinë verilindore.

18:12
Shqipëria drejt legalizimit të kanabisit. Një pyetje apo një realitet i afërt?!

Pyetja e gjashtë, në kudër të nismës së Këshillimit Kombëtar, për të cilën qeveria kërkon mendimin e shqiptarëve ka të bëjë për një nga çështjet më të debatuara në vend, legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

18:06
Katalunja jep faljen për mijëra gra të akuzuara për ‘magji’ ndër vite (fotot)

Mijëra njerëz, kryesisht gra ishin dënuar barbarisht gjatë gjuetisë së shtrigave që vijoi deri në shekullin e 18-të.

18:03
Militantët e Berishës presin me protesta Bashën në Korçë/ Demokratët tension me policinë, një i shoqëruar

Lulzim Basha ka mbërritur në Korçë ditën e sotme për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij demokratë, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet!

18:03
Nga kapja përdore tek ndërrimi i rrobave/ Shtypja e një pulsanti i jep banorëve të drejtën të dënojnë një tjetër konkurent

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka nisur një tjetër lojë.

17:47
Makina përplas motorin, përfundon në spital drejtuesi

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Fllakë- Xhavzotaj Durrës, ku një mjet ka përplasur një motomjet.

17:31
Covid-19 në vend/ 1562 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjashtë humbje jete dhe 1.562 raste të reja me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.

17:29
Kriza në Ukrainë/ Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi (VIDEO)

Rusia publikonte sot pamjet e luftanijeve të saj gjigande që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

17:20
Kryeministri kroat i kërkon falje Ukrainës për deklaratat e presidentit

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, i kërkoi falje Kievit për deklaratat e Presidentit Zoran Milanoviç, se “Ukraina është një vend i prapambetur”.

17:19
Lituania nxjerr në shitje një ish-burg sekret të CIA-s

Lituania njoftoi të hënën se do të shesë një fermë që ishte përdorur nga CIA për të torturuar personat e dyshuar për terrorizëm në kohën kur Shtetet e Bashkuara po luftonin në Irak dhe Afganistan.

17:18
Kërkesa e Presidentit për hetim disiplinor për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Balla: Meta kërkon të krijojë artificë ligjore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e Presidentit Ilir Meta për procedimin disiplinor të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

17:17
Fotolajm/ Pedagogia në Fakultet me ngrohëse me vete

Edhe pse temperaturat shënuan një rritje me 2-3 gradë ditën e sotme, ditët e ftohta të dimrit nuk kanë ikur ende!

17:15
Top Talk: Ja kur do mbarojë Vetingu për gjyqtarët e prokurorët. Pasuria i nxori nga sistemi

Klotilda Bushka, kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka folur në “Top Talk” për reformën në drejtësi duke zbuluar se është bërë një propozim që procesi i vettingut të vijojë deri në fund të vitit 2024.

17:10
Turisti tmerrohet kur zvarraniku i bëshëm shfaqet nga vrima e tualetit në Tailandë (fotot)

Një turist britanik thotë se u mrekullua nga një salamandër ‘monitor’ që u shfaq nga vrima e tualetit të dhomës së tij me qera teksa ishte me pushime në Tailandë.

16:50
Austria heq orën policore për të pavaksinuarit

Të hënën përfundon ora policore për personat e pavaksinuar, e cila hyri në fuqi në Austri në nëntor të vitit të kaluar si pjesë e luftës kundër COVID-19.

16:49
Donaldi preket kur dëgjon këngën e Beatrix: Ah sa më ka marrë malli

Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.

16:35
Humbet kontrollin dhe del jashtë rruge, shoferja përfundon në spital

Një aksident është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës ditën e sotme, ndërsa një shtetase duke drejtuar mjetin e saj ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

16:35
Beniada zbulon sekretin e saj: Kam fshehur…

Beniada, një nga banoret e Big Brother VIP Albania është dënuar nga Vëllai i Madh pasi prishi derën e dollapit dhe u përpoq të fshihte provat.

16:28
Kosova shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19

Në Kosovë janë regjistruar 4397 raste të reja me koronavirus sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë më 26 janar.

16:27
Modelja erotike u lutet fansave për para pas rënies së abonimeve pas vitit të ri (fotot)

Një modele e njohur në rrjetet erotike thotë se mezi arrin të ushqejë macet e saj pas rënies së abonimeve pas periudhës së pushimeve.

16:19
Sherr mes të rinjve në Korçë, 19-vjeçari përfundon në spital

Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet E.T., është paraqitur në spitalin Rajonal të Korçës.

16:17
“Vjosa”, kështu do të quhet veshja nga stilisti ‘Christopher Raxxy’ (FOTO)

Emri i lumit Vjosa pritet të shfaqet në një nga veshjet që do paraqiten në javën e modës në New York në mesin e muajit shkurt.

16:12
Biden, i hapur për të sanksionuar personalisht Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detin Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, përpjekjet diplomatike vazhdojnë ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë përgatitjet e tyre ushtarake.

16:09
E kërkoi edhe në verë, Roma synon t’i bëjë dhuratë Mourinhos futbollistin shqiptar

Merkatoja e Romës ende nuk ka përfunduar. Tiago Pinto po punon për afrimin e një mesfushori, duke shpresuar që më në fund të arrijë te Granit Xhaka.

15:51
Kosovë, protestë për energjinë! Kundërshtohet projekti për rritjen e çmimit

Dhjetëra qytetarë kanë marshuar nëpër sheshet e Prishtinës, në shenjë proteste ndaj propozimit për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

15:47
Kosova me doganë në Durrës, qeveria miraton marrëveshjen për lehtësitë doganore

Marrëveshja që shkrin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shkuar në Kuvend.

15:40
“Atij aty i ka ngecur” Monika dhe Einxhel flasin për Ilirin

Ditën e sotme Monika dhe Einxhel kanë folur për Ilirin.

15:40
39,000 ton veshje të pashitura nga Perëndimi hidhen ilegalisht në shkretëtirën Atacama në Kili (fotot)

Zyrtarët mjedisorë në Kili i kanë bërë thirrje Britanisë të marrë përgjegjësinë dhe të ndalojnë hedhjen ilegale të mijëra ton veshje të pashitura nga Evropa dhe SHBA, në shkretëtirën Atacama.

15:39
Ngrohja me dru, shpëtimi i ditëve të ftohta të dimrit

Territori i Kukësit prej disa ditësh është pushtuar nga temperatura shumë të ulëta, ku vlera më e ulët gjatë natës është shënuar -15 gradë celsius.

15:36
“Kurrë më luftë”. Papa Françesku: Lutuni për paqen në Ukrainë

Papa Françesku bëri thirrje për paqe në Ukrainë të mërkurën teksa u lut për të shmangur luftën në Evropë.

15:36
Rama: Koha për bujqësinë e re! Jo më bujqësi lëmoshe për mbijetesë dhe vetmitare

Rreth 6 mijë fermerë janë përfitues të garancisë sovrane, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliard lekësh.

15:28
“Sporti duhet të jetë ‘fair play’”; Veliaj nga Parku i Liqenit: “Beteja sot për çlirimin e sportit nga mafia dhe të paprekshmit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të rinjtë e Këshillit Bashkiak të Tiranës mbollën sot pemë pranë Parkut të Liqenit. Veliaj përmendi faktin se edhe lirimi i hapësirave të zaptuara te liqeni ka qenë një betejë më vetë, ashtu siç është sot beteja me FSHF-në për ëndrrat e fëmijëve të Tiranës.

15:24
Avokatët: Do bojkotojmë proceset/ Në Lushnjë, reagimi kundër projektit për mbylljen e gjykatës së shkallës së parë

Dhoma e avokatisë në Lushnjë paralajmëroi bojkot të proceseve gjyqësore nëse zbatohet vendimi për mbylljen e gjykatës së shkallës së parë.

15:23
Veliaj takim me rektorët dhe dekanët: Asnjë betejë nuk është e pamundur, as kjo me FSHF; pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Teksa rikujtoi kohën kur bëhej beteja për mbylljen e universiteteve si “Vitrina” dhe “Kristali”, duke përmendur investimet e bëra në universitete, Veliaj nënvizoi se kjo betejë duhet të niste nga diku, që sot të rinjtë të merrnin arsimimin e duhur.

15:16
Në spital, të rinj të pavaksinuar! Çdo ditë në spitalet Covid shtrohen 20 pacientë të rinj

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe kurba në ngjitje drejt pikut është shoqëruar me rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë kujdes në spitalin Covid.

15:06
Franca ndalon me ligj terapitë e konvertimit për orientimin seksual

Parlamenti francez ka miratuar një ligj që ndalon terapitë e konvertimit, një praktikë kjo e kritikuar masivisht nga komuniteti shkencor, por që disa psikologë pretendojnë se “kuron” orientimin seksual të personave homoseksualë, biseksualë apo transgjinorë.

15:05
Kadastra e Durrësit e bllokuar! Pritet shkarkimi i gjithë drejtuesve, akuzohen për 200 dosje me abuzime

Zyra e Kadastrës për Durrësin shumë shpejt nuk do japë më asnjë shërbim për një kohë të pacaktuar për shkak se pjesa më e madhe e punonjësve do të shkarkohen.

14:48
Bushati u tërhoq nga posti i Drejtuesit Politik të Shkodrës, PD emëron Enkelejd Alibeajn

Partia Demokratike ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Shkodër Enkelejd Alibeajn, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.

14:43
Situata në vend nga i ftohti/ Ulja e temperaturave rrit me 50% ngarkesën në rrjetin elektrik, në dy akse kalohet me zinxhirë

I ftohti polar ka filluar të tërhiqet këtë të mërkurë, ndërsa vendi ynë u përball prej ditësh me temperature të pazakonta.

14:36
“Vëllai i Madh” e ndaloi të hajë ëmbëlsirat, Beniada kërkon recetën e duhur në librin e Arbanës

Beniada kishte kërkuar ëmbëlsira ditët e fundit, por pasi gatimet e shijshme erdhën, nuk mund t’i konsumonte.

14:32
FRD kërkesë KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore

Partia Fryma e Re Demokratike këtë të mërkurë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen në gjashtë bashki të vendit më datë 6 mars.

14:21
Helidon Bushati tërhiqet nga posti si Drejtues Politik i Shkodrës

Drejtuesi Politik për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka vendosur të tërhiqet nga posti i tij.

13:55
Presidenti Biden paralajmëron për pasoja ‘të rënda’ nëse Rusia pushton Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi të martën për pasoja “të rënda” dhe “të mëdha” për presidentin rus, Vladimir Putin, përfshirë sanksionet personale kundër tij, nëse udhëheqësi rus mobilizon rreth 127,000 trupa që janë gati për të goditur përgjatë kufirit ukrainas.

13:47
Vrasja e Santiago Malkos/ Dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, pasi bashkëpunoi në vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në vitin 2019.

13:40
“Nesër të gjithë nxënësit në shkollë”, Kushi: Miratohet marrëveshja me Izraelin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se është miratuar marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij izraelit në fushën e arsimit.

13:19
Ministrja Kumbaro: Do të bëjmë rivlerësim të zonave të mbrojtura, ka ndryshime

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se do të ketë një rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura në vendin tonë.

13:10
Ilir Meta kërkoi hetim për anëtaren e Gjykatës së Lartë, reagon Braçe: Sulm politik dhe kriminal

Deputeti socialist, Erion Braçe këtë të mërkurë e ka konsideruar akuzën e Presidentit të Republikës Ilir Meta ndaj anëtarës së Gjykatës së Lartë, Fiona Papajorgji, si sulm politik dhe kriminal.  

13:07
Sherri banal që degradoi në plagosje mes studenteve për një djalë, çfarë deklaroi në polici 18-vjeçarja

Një sherr banal mes vajza degradoi deri në plagosjen me thikë të njërës prej tyre në “Qytet Studenti”.

12:56
Dënohet për terrorizëm një shtetas në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vjet e tetë muaj një person për akuza që lidhen me terrorizmin.

12:50
“Ata që kanë luftuar për lojë do jenë” Monika flet me Arjolën për finalistët

Monika ka folur me Arjolën se cilët nga banorët do të shkojnë në finale.

12:42
Harta e re gjyqësore/ Dhoma e avokatisë në Lushnjë paralajmëron bojkot të proceseve gjyqësore

Dhoma e avokatisë në Lushnje paralajmëroi bojkot të proceseve gjyqësore nëse zbatohet vendimi për mbylljen e gjykatës së shkallës së parë .

12:27
“U mërzita që askush nuk tha emrin tim” Donaldi flet me Egzonën

Mbas Prime-t të mbrëmshëm,Donaldi ka folur me Egzonën duke thënë se ai ishte i mërzitur që asnjë nga banorët nuk e tha emrin e tij për në finale.

12:20
Rreziqet e gazetarisë! Puna e vështirë që përfundon ndonjëherë me pension minimal

Në sektorin e medies, në vendin tonë, punojnë mbi 5700 punonjës. Vitet ndërrojnë, por problemet mbeten të njëjtat, madje disa të gangrenizuara.

12:19
Rama: Qeveria ka alokuar 180 milionë euro për të ndihmuar bujqësinë dhe turizmin në vend

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë gjatë fjalës së tij në lidhje me financimin e kolateralit të kredive të bujqësisë tha se qeveria shqiptare së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka alokuar 180 milionë euro për të ndihmuar sektorët jetik në vend siç janë bujqësia dhe turizmi, duke lehtësuar sipas tij financimin e tyre.

12:16
Të jetosh nga hithra/ Bashkëshortët që mbledhin bimë medicinale për të jetuar

Nexhmije dhe Agim Sene janë një çift bashkëshortësh nga fshati Ferras i bashkisë Divjakë, që për të siguruar të ardhurat e tyre si dhe për tu kujdesur për djalin e sëmurë që kanë në shtëpi bëjnë çfarë punë tu dalë.

12:14
Në luftë me vdekjen/ I mohohet transplantimi i zemrës 31-vjeçarit të pavaksinuar

Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre, pasi nuk ishte i vaksinuar kundër Covid-19.

12:12
Politikani që rri në dyert e gjykatës! Klevis Balliu ka dhjetëra procese të hapura

Protestat në unazën e re kanë kaluar me kohë, por për politikanin Klevis Balliu ky kapitull vazhdon i hapur.

12:09
Antitrupat e covid-it të gjatë/ Zbulohen gjurmët te personat më të rrezikuar

Mjekët kanë zbuluar një “gjurmë të antitrupave” që mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve më të rrezikuar nga zhvillimi i atij që njihet tashmë si Covid i gjatë, një gjendje ku simptomat dobësuese të sëmundjes mund të vazhdojnë për shumë muaj.