Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.

I buzëqeshur, tha se e ka marrë malli ndonëse ka vetëm 5 ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa Arjola supozonte se po bënte një projekt të ri muzikor dedikuar dashurisë së tyre.

Arjola: Trixa e duam këngën kësaj jave. Donald të vijë këtu e të thojë kjo është kënga e re dedikuar dashurisë sonë.

Donald: Thua? Jo.

Arjola: Pse jo? Trixa e bën këtë.

Donald: Ah sa më ka marrë malli.

Arjola: Nuk duket si shqiptare, anglishtja i tingëllon shumë bukur.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë Beatrix duke treguar se vazhdon të mbështesë lojën e Donaldit dhe i uron fitoren. Sa i përket këngës, tha se gjatë kësaj periudhe që ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive, i është kushtuar pasionit të saj për muzikën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel