Rama: Koha për bujqësinë e re! Jo më bujqësi lëmoshe për mbijetesë dhe vetmitare

26/01/2022 15:36

Rreth 6 mijë fermerë janë përfitues të garancisë sovrane, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliard lekësh.

Ky  fond synon t’u vijë në ndihmë të gjithë fermerëve dhe agropërpunuesve, të cilët janë duke planifikuar një investim në sektorin e bujqësisë.

Janë 6 mijë përfitues nga Fondi i garancisë dhe 72 milionë euro të disbursuara nga ky fond. Mbetet ende në dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit, ashtu sikundër vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare një tjetër Fond Garancie Sovrane për të mundësuar vazhdimin në këtë rrugë dhe për të mundësuar rritjen e kreditimit të bujqësisë”, u shpreh Rama.

Kritik për të shkuarën, kryeministri Rama bëri të qarte se  koha e subvencioneve pa kriter ka marrë  fund.

Është koha që të gjithë të vetëdijësohen se koha e bujqësisë së lëmoshës, e bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar. Ashtu sikundër ka perënduar dhe koha e bujqësisë vetmitare,. Pjesa që i përket një historie prodhimesh të nxjerra kuturu, të mbjella kuturu, të mbjella nëpër trasta për të dalë nëpër tezga, është një pjesë që i përket të shkuarës dhe prodhimet e kësaj natyre janë të destinuara të mbeten pa shitur”, tha kryeministri.

Bujqësia mbetet sektori më pak i financuar nga bankat, kjo për shkak të problematikave  që mbart kjo degë e ekonomisë, kryesisht prej rrezikut të lartë që ka investimi në bujqësi.

Top Channel