Ekspozita e piktorit sirian në Tiranë/ “Standard i dyfishtë” ekspozita e artistit Mohammad Ramadan

26/01/2022 19:54

Standard i Dyfishtë quhet ekspozita e artistit sirian Mohammad Ramadan.

Ai na sjell nëpër,jet këtyre pikturave monokrom emocione në dukje të pafundme. Personazhe me shumë forma, me dallime nga raca apo mosha, por që në vetvete janë të ngjashëm nga ajo që përcjellin.

Këto personazhe qëndrojnë brenda një bote të braktisur e me ngjyra të ftohta ashtu sic vetë këto piktura janë.
Artisti e ka jetuar luftën në Siri dhe gjurma e saj në të brendshmen e tij është pjesë e kësaj ekspozite që përmban humbjen, dhimbjen dhe shkatërrimin. Por drita e shpresës shkëlqen në një cep të telajos apo të botës së tij.

Mohammad Ramadan jeton tashmë në Shqipëri, por si për çdo njeri tjetër që është i detyruar të braktisë shtëpinë e tij, frika dhe pasiguria për të ardhmen janë pjesë e pandashme e zhvendosjes së tij.

Top Channel