Gjashtë humbje jete dhe 1.562 raste të reja me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një 65-vjeçare nga Kruja, dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 73 vjeç, një 71-vjeçare nga Kavaja, një 74 vjeçar nga Saranda dhe një 85 vjeçar nga Elbasani.

Në njoftimin e përditshëm për mediat, Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 5.779 testime, kanë rezultuar pozitivë  671 qytetarë në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnjë, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cërrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas.

Po ashtu, 23.419 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin. Nga i njëjti burim mësohet 1.642 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225.835 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalet COVID aktualisht po marrin trajtim 127 pacientë, 9-të prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (26 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1562

Të shëruar në 24 orë 1642

Të shtruar në spitale 127

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5779

Testime totale 1,643,091

Raste pozitive 252,577

Raste të shëruara 225,835

Raste Aktive 23,419

Humbje jete 3,323

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10896

Fier 1902

Shkodër 1861

Elbasan 1514

Vlorë 1419

Durrës 1338

Gjirokastër 1241

Korçë 937

Berat 925

Lezhë 824

Kukës 305

Dibër 257

Top Channel