Antitrupat e covid-it të gjatë/ Zbulohen gjurmët te personat më të rrezikuar

26/01/2022 12:09

Mjekët kanë zbuluar një “gjurmë të antitrupave” që mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve më të rrezikuar nga zhvillimi i atij që njihet tashmë si Covid i gjatë, një gjendje ku simptomat dobësuese të sëmundjes mund të vazhdojnë për shumë muaj.

Studiuesit në spitalin universitar të Zyrihut analizuan gjakun e pacientëve me Covid dhe zbuluan se nivelet e ulëta të antitrupave të caktuar, ishin më të zakonshme tek ata që kishin zhvilluar Covidin e gjatë, sesa te pacientët që u shëruan me shpejtësi.

Kur u analizua mosha e pacientit, detajet e simptomave të tyre të Covid dhe nëse kishin apo jo astmë, gjurma e antitrupave i lejoi mjekët të parashikonin nëse njerëzit kishin një rrezik të moderuar, të lartë ose shumë të lartë për të zhvilluar sëmundje afatgjatë.

“Kjo pritet të përmirësojë kujdesin për pacientët që e vuajnë Covidin e gjatë si dhe të motivojë grupet me rrezik të lartë, si pacientët astmatikë, që të vaksinohen dhe në këtë mënyrë të parandalojë Covid-in e gjatë,” thonë mjekët.

Edhe pse deri më tani nuk ka një kurë ekzakte për Covid-in e gjatë, kontrolli përmes trajtimeve me antitrupa, ilaçeve antivirale dhe anti-inflamatore, dhe vaksina sigurisht mund të lehtësojnë simptomat e gjata të sëmundjes.

Top Channel