India shfaq forcën ushtarake në paradën madhore të Ditës së Republikës (foto-video)

26/01/2022 19:56

Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë jehonin sot mes New Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës në Indi.

Eventi i 26 janarit shënon miratimin e Kushtetutës së Indisë, me akrobaci në motoçikleta, parada ushtarësh në gamilje dhe muzikë nga banda e ushtrisë.

Batalionet e ushtrisë e policisë marshuan me elegancë në bulevard, para kryeministrit  Narendra Modi, por pa të ftuarit e zakonshëm nga bota, prej përballjes që vijon me pandeminë.

Edhe masa e spektatorëve të paradës ishte kufizuar në 4,000, ndërsa figurat e rëndësishme ishin ulur në distancë nga njëri-tjetri.

Në paradën e sotme kishte akrobaci në motoçikleta dhe kërcimtarë tradicionalë, në kuadër të historisë dhe diversitetit kulturor të vendit.

India po i afrohet përvjetorit të 75 që prej fundit të sundimit kolonial britanik  prandaj parada kishte disa shfaqje nga eventet e përpjekjes së gjatë të vendit për pavarësi.

Kryeministri Modi i bëri homazh të rënëve për pavarësi, megjithë zemërimin e shkatuar disa ditë më parë kur shoi “Flakën e Përjetshme” të të rënëve në kryeqytet.

 

FOTO GALERI
1/16
Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë jehonin sot mes New Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës

Top Channel