Kryemadhi dhe Meta “flirtojnë” në Instagram, presidenti reagon me dy gishta lart

26/01/2022 20:01

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një video në Instagram të një çifti të sapomartuar që shfaqen duke bërë një kërcim që nuk është aspak tradicional.

Në këtë postim ka etiketuar presidentin Ilir Meta dhe duket se të dy janë frymëzuar për të bërë lojëra në rrjete sociale.

Edhe Meta ka rishpërndarë postimin e bashkëshortes së tij, të shoqëruar me dy gishta lart. Mbetet e paqartë nëse postimi i Kryemadhit ishte rastësor apo të dy po përpiqen të tregojnë diçka.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mezi po pret që të heqë kostumin e Presidentit pasi mandati i përfundon më 24 korrik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel