Liderët politikë, frymëzim për aktorët e humorit. Ironizon Salsano Rapi: Të gjithë janë të talentuar!

26/01/2022 21:49

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ishte aktori dhe moderatori, Salsano Rapi.

I pyetur se cilin nga liderët tanë në fushën e politikës do të pranonte nëse shfaqej në audicionet e ‘Portokalli’, Salsano Rrapi duke ironizuar tha se të gjithë janë super të talentuar, duke mos hequr asnjë nga lista.

“Të gjithë, Berisha është super i talentuar. Berisha ka batutën! Ato që thotë Berisha ngelin i përdor edhe Rama. Në stand up është më mirë Rama. Ai mund edhe të ekzagjerojë, heq një sy, bën flokët, del me brekë. Me Metën do fikësh TV se është i ngadaltë nga të gjithë!”, u shpreh Salsano Rrapi.

Për më tepër ndiqni episodin e plotë:

Top Channel