Dy të rinj konfliktohen në Durrës/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, shpallet në kërkim autori

26/01/2022 18:33

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në qytetin e Durrësit.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të këtij qyteti, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin D.S., 23 vjeç.

Nga i njëjti burim mësohet se 23 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes, të cilin e ka shpallur në kërkim.

Po ashtu, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Top Channel