Harta e re gjyqësore/ Dhoma e avokatisë në Lushnjë paralajmëron bojkot të proceseve gjyqësore

26/01/2022 12:42

Dhoma e avokatisë në Lushnje paralajmëroi bojkot të proceseve gjyqësore nëse zbatohet vendimi për mbylljen e gjykatës së shkallës së parë .

Kreu i kësaj dhome Kozma Jano shprehet se shkrirja e gjykatës në Lushnje do të thotë më tepër shpenzime në kurriz të qytetarëve për të ndjekur gjyqet në Fier apo Tiranë.

Transferimi i gjykatës penale dhe civile drejt Fierit do të bëhet pas hartës së re të drejtësisë shqiptare.

Lushnja dhe Tirana janë pëecaktuar të kenë në territoret e tyre gjykatën administrative. Pavarësisht kësaj dhoma e avokatisë në Lushnje i bën thirrje të gjitha grupeve të interesit të bashkohen për të kundërshtuar hartën e re të ndarjes së gjyqësorit.

Top Channel