Një aksident është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës ditën e sotme, ndërsa një shtetase duke drejtuar mjetin e saj ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë ka mbetur e dëmtuar vetë ajo dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel