Siri/ Kurdët marrin kontrollin e burgut Gweiran, pasi u sulmua nga ISIS

26/01/2022 18:18

Pas gjashtë ditë luftimesh këtë të mërkurë Forcat Demokratike Siriane (SDF), koalicioni anti-ISIS i arabëve dhe kurdëve, njoftuan se kanë rimarrë kontrollin e plotë të burgut Gweiran në Sirinë verilindore.

Ky burg ishte sulmuar më parë nga luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) me qëllim lirimin e disa të burgosurve të lidhur me ta.

Rimarrja në kontroll e këtij burgu u komentua nga zëdhënësi i SDF-së, Farhad Shami.


Sulmet ndaj burgjeve janë akte shumë të shpeshta të kryera nga grupet xhihadiste. Sulmi i ditëve të fundit ka qenë i rëndë, pasi burgu Gweiran, i drejtuar nga forcat kurde është një nga më të mëdhenjtë në zonë.

Në mbështetje të SDF-së erdhën edhe trupat ushtarake amerikane, ndërsa më shumë se 130 persona u vranë.

Top Channel