Adoleshentja në SHBA arrestohet për vrasje pas mashtrimit të rrjeteve sociale që përfundoi në vrasje (fotot)

26/01/2022 20:33

Një vajzë nga New Mexico në SHBA është akuzuar për vrasje pasi një skemë zhvatjeje në rrjetin Snapchat shkoi keq dhe paguesi i parave përfundoi i qëlluar për vdekje.

18 vjeçarja Anna Bella Dukes, u arrestua të hënën për pjesën e saj në vrasjen e shkurtit 2021 të ish-oficerit të burgut Elias Otero, 24 vjeç, tha policia.

Dukes besohet se me anë të rrjetit Snapchat është lidhur me të vëllanë e Otero, Nicholas, dhe më pas e joshi në një takim ku tre njerëz të armatosur, duke përfshirë dhe të dashurin e saj, prisnin viktimen, shkruan e përditshmja lokale  Albuquerque Journal.

Ata i grabitën Nicholas para dhe bizhuteri, më pas e çuan në shtëpinë e të vëllait, ku i kërkuan Elias të sillte para, përndryshe e kërcënuan se do të vrisnin Nicholas, raporton rrjeti KOB 4.

Elias kishte kërcënuar të qëllonte ndaj pengmarrësve por konfrontimi rezultoi fatal kur i dashuri i Dukes, Adrian Avila, 17 vjeç, hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje Elias, sipas raportimeve.

Dukes përballet tashmë me akuza vrasjeje, pengmarrjeje, grabitje të armatosur dhe prishje të provave në skenën e krimit.

Avila u dorëzua në polici muajin e kaluar, dhe tani përballet me të njëjtat akuza me Dukes.

Nëna në zi e viktimës Alicia Otero tha për mediat se shpreson që të bëhet drejtësi për të birin e saj.

“Çdo ditë uroj që të bëhet drejtësi, që dikush të paguajë  për atë që i bënë, duke ditur se ai është dorëzuar. Ndjehem mirë që të paktën nuk do të mbetet pa zgjidhur”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/4
18 vjeçarja Anna Bella Dukes, u arrestua të hënën për pjesën e saj në vrasjen e shkurtit 2021

Top Channel