Marrëveshja që shkrin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shkuar në Kuvend.

Projektligji, produkt i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive vitin e shkuar në Elbasan parashikon hapjen së shpejti të një dritareje të re kontrolli në Durrës dhe lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve.

Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjelltë dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licensat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi. Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do ti hapin rrugën të tjerave”, deklaroi Delina Ibrahimaj.

Marrëveshja e dy qeverive mbërrin në parlament në një kohe kur në pikën doganore të Morinës  protestohet  për shkak të rregullit  të ri të vendosur nga qeveria Kurti që ndalon hyrjen në Kosovë  nëse nuk ke marrë  dozën  e tretë të vaksinës.

Top Channel