E martë, 31 Maj 2022
20:40
Biznes me kufomat/ Morgu i Elbasanit kthehet në agjenci funerali, me 90 mijë lekë kryen punë!

Morgu i Spitalit të Elbasanit, duket se është kthyer në qendër biznesi. Punonjësit e këtij morgu, kanë nisur të bëjnë pazare me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente, por dhe për ata njerëz që vdesin në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre.

20:38
Transportuesja e parë del nga porti i Mariupol që prej marrjes së qytetit nga Rusia (fotot)

Ministria ruse e mbrojtjes publikonte sot pamje të një anijeje transportuese që dilte nga porti i Mariupol drejt detit Azov.

20:30
Rusia shpall ‘non grata’ një diplomat të Malit të Zi

Një punonjës i Ambasadës të Malit të Zi në Moskë është shpallur persona non grata (person i padëshiruar), në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë më 7 pill nga Podgorica, njoftoi të martën Ministria e Jashtme ruse.

20:16
Duka: Partia Agrare Ambientaliste do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale

Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicioneve politike.

20:12
Ivan Perisic transferohet në Angli te Tottenham Hotspur (fotot)

Skuadra e Tottenham në Londër njoftoi sot nënshkrimin me sulmuesi Ivan Perisic deri në vitin 2024.

20:07
Java e kulturës italiane/ Në Tiranë vjen edhe Albano Carrisi

Shqipëria mikpret Italinë, në javën e kulturës italiane që fillon të martën në mesnatë me ceremoninë e ndezjes së dritave artistike dhe që do të vijojë deri më 7 qershor ku do të mbyllet me koncertin e mjeshtrit të muzikës italiane Albano Carrisi në Amfiteatrin e Liqenit.

20:04
Garat e çiklizmit/ Ylber Sefa fiton në garën e parë 161 km të gjatë Tiranë-Korçë

Ylber Sefa çiklisti i ekipit Shqiptar ka arritur i pari vijën e finishit në turin e 79-të çiklistik të Shqipërisë

19:52
Turizëm me punëtorë të huaj/ Të rinjtë shqiptarë nuk preferojnë më hotelet dhe restorantet për të punuar

Sektori i hotelerisë, bareve dhe restoranteve në Durrës ofron mijëra vende pune gjatë sezonit të verës, por këto pozicione pune nuk po preferohen më nga të rinjtë shqiptarë.

19:52
Salca e domates/ Efektet për shëndetin e mirë të stomakut

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se salca e domates e gatuar në shtëpi, përmirëson aktivitetin e baktereve të mira në stomak.

19:47
Nuk ka më burra ky vend! Në gjykatën e Posaçme antikorrupsion kandidojnë më shumë gra

Pritshmëritë për gjykatën antikorrupsion dhe SPAK vazhdojnë të jenë të larta, por me vendet e paplotësuara te të dyja , duket se gjyqtarët dhe prokurorët janë trembur më tepër nga vetting-u sesa nga dosjet e nxehta që i presin.

19:46
“Mund të më thoshin se Hysaj është më i fortë”/ Mbrojtësi boshnjak komenton largimin nga Lazio

Senad Lulic është rikthyer të flasë për largimin nga Lazio verën e kaluar, pas plot 10 vitesh me fanellën bardhekaltër. Mbrojtësi 36-vjeçar boshnjak mbeti i befasuar kur drejtuesit i komunikuan se nuk do t’i ofronin rinovimin, teksa shpjegon se shkak për këtë nuk ishte ardhja e Sarrit në pankinë.

19:42
Presidenti zgjidhet më 4 qershor! Është radha e PS të propozojë dhe të votojë me shumicë të thjeshë

Mbrëmja e të shtunës 4 qershor 2022  pritet ta gjej Shqipërinë me një president të ri të zgjedhur vetëm me votat e PS.

19:42
Donetsk është kthyer në fushëbetejë, vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës

Ndërsa beteja për lindjen e Ukrainës intensifikohet, forcat ruse janë “përqendruar gjithnjë e më shumë në vendosjen e kontrollit mbi qytetin e Severodonetsk, ku thuhet se 12 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar pa ushqime, ujë apo ilaçe.

19:40
Në krye të OKB! Shqipëria merr drejtimin e këshillit të sigurimit në New York

Shqipëria të mërkurën e 1 qershorit, merr presidencën e Këshillit të Sigurimit.

19:36
Anija më e madhe spital-civil, bën ndalesën e parë në lundrimin debutues në Afrikë (fotot)

Anija-spital më e madhe në botë ‘Global Mercy’, ka bërë ndalesën e parë afrikane në portin e Dakar në Senegal, ku do të qëndrojë katër javë për trajnime të vendasve.

19:33
Samiti i BE: Përveç naftës, problem dhe gruri i bllokuar në Ukrainë/ Macron: I propozova Putin…

Liderët e BE u mblodhën për një samit dy ditor në Bruksel, për të negociuar e miratuar me shume vështirësi paketën e 6 të sanksioneve ndaj Rusisë.

19:26
Çmimi i naftës rritet pasi BE-ja redukton importet ruse

Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja shtrenjtimi pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për një plan për të bllokuar më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse.

19:17
Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia për të shpëtuar sezonin dhe të ardhmen, Laçi synon një triumf prestigji

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, do të japë verdiktet e fundit të mbetura dhe do të ulë siparin e sezonit 2021-2022 në futbollin shqiptar.

19:08
Lukaku e Werner me valixhet gati, Tuchel i vë syrin yllit të Bundesligës

Me Lukakun dhe Timo Werner që kanë bërë gati valixhet për t’u larguar pronari i ri i Chelsea-t do të duhet të hidhet menjëherë në merkaton për të afruar sulmues, teksa emri i parë në listën e Thomas Tuchel është Christofer Nkunku.

19:04
Sherri masiv në fundin e ndeshjes, ja ç’ndodhi në “Egnatia Arena” (Pamjet)

Sherr masiv në fundin e sfidës Egnatia – Korabi, që përcaktoi skuadrën që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.

19:02
Vllaznia-Laçi/ Josa dhe Duro shuajnë dilemat, ja si rreshtohen skuadrat

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, është akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, teksa në “Air Albania” do të përcaktohet jo vetëm fituesi i trofeut, por edhe skuadra që do të plotësojë katërshen europiane.

19:00
Ushqimet e shëndetshme që bëhen të rrezikshme nëse e teproni

Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, shpesh njerëzit kanë tendencën ta teprojnë me fruta dhe perime të pasura me vlera dhe ushqyes.

18:53
Navalny me akuzë të re, mund të dënohet me 15 vjet burgim

Politikani opozitar, Aleksei Navalny, tha se është njoftuar nga hetuesit se ai përballet me akuza të reja për “krijimin e një grupi ekstremist” në lidhje me Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit dhe grupet e tjera që janë të lidhura me të.

18:35
Ukraina “shënjestron” më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte, mes tyre…

Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale rreth 80 prej tyre, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova.

18:35
Top Talk/ Çim Peka: PD të ndahet nga PPE! Ja në cilën organizatë duhet të aderojë

Gazetari Çim Peka i ftuar në “Top Talk” foli për heqjen e të drejtës së Partisë Demokratike për votim në Partinë Popullore Europiane.

18:33
Në mëngjes apo në darkë? Ka dallime mes burrave dhe grave, kur duhet t’i bëni ushtrimet fizike

Të bëni ushtrime fizike është gjithnjë një ide e mirë, por koha se kur ju duhet të ushtroheni për të pasur rezultate pozitive, mund të jetë ndryshe për gratë dhe ndryshe për burrat.

18:21
Balena gjigante e shpëtuar nga rrjetat ilegale, vdes një javë më vonë në brigjet e Spanjës (fotot)

Një balenë gungaçe 14-metra e gjatë që u çlirua nga rrjeta të mëdha të peshkatarëve pranë ishullit të Mallorca ka dalë e vdekur në një tjetër plazh të Spanjës rreth 300 kilometra larg.

18:18
Sa ushtarë rusë kanë vdekur deri më tani?

BBC News Russian ka përpiluar një listë me emrat e 3,052 ushtarëve rusë që janë vrarë në luftën me Ukrainën.

17:53
Polici aksidenton me motor 38-vjeçaren në Vlorë, lëndon edhe kolegun

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një punonjës policie ka aksidentuar një grua.

17:48
Shkodër/ 37-vjeçarja gjendet e pajetë në rrugë, rezultonte e zhdukur prej tri javësh

Një grua është gjetur pa shenja jete këtë pasdite pranë një kanali në lagjen “Ahmet Haxhija”, të Shkodrës.

17:41
Korrupsion, papunësi, pensione të ulëta dhe emigrim masiv! Publikohet Barometri social – politik i Shqipërisë për vitin 2021

Korrupsion, papunësi, pensione të ulëta dhe emigrim masiv! Publikohet Barometri social – politik i Shqipërisë për vitin 2021

17:38
Trazirat në finalen e Parisit/ Policia mbështet tifozët e Liverpool dhe kërkon largimin e ministrit (video-fotot)

Kanë vijuar sot thirrjet për largimin e ministrit të brendshëm francez Gerald Darmanin pasi fëmijë dhe tifozë me paaftësi u goditën me spraj djegës e gaz lotsjellës nga policia e Parisit, para finales së Kupës së Kampionëve të shtunën që shkoi.

17:32
Rriten rastet e reja me koronavirus, 51 të infektuar në 24 orët e fundit

51 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 710 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit.

17:22
​Dorëzohen mbi 100 padi për vrasjet dhe masakrat e kryera në Gjakovë

Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova ’98 -‘99 sot kanë dorëzuar kontingjentin e 16-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 100 padi janë bërë për shkak të vrasjeve dhe masakrave që kanë ndodhur në territorin e komunës së Gjakovës.

17:17
Starton “Java e Kulturës Italiane”/ Veliaj: Me fat që kemi fqinj si Italia; Sonte në mesnatë ndezim iluminarët e Puglias në qendër të Tiranës

Nga sot, në Tiranë, ka nisur “Java e Kulturës Italiane”, gjate se cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh me fokus kulturën, ekonominë, artin dhe muzikën.

17:05
“Turp t’i vijë”/ Evi Kokalari sulmon Këlliçin: Manipulove votat për kryesinë e PD, do flas me emra…

Evi Kokalari ka sulmuar deputetin Belind Këlliçi, i cili ishte ndër më të votuarit në zgjedhjet për kryesinë e Partisë Demokratike.

17:04
Policia qëllon 5 herë ndaj gruas shtatzënë që besohej se ishte ‘pjesë e grabitjes’ (Fotot)

Policia në Missouri, SHBA, ka qëlluar pse herë me armë ndaj një gruaje me ngjyre që ishte shtatzënë dhe e dyshuar si pjesëmarrëse e grabitjes së një makine.

17:01
Rama takon në SHBA Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në SHBA, teksa nesër (1 qershor) Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ëshhtë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.

17:00
Lewandowski te Barcelona? Tebas: Klubi nuk mund të firmosë me të tani

Robert Lewandowski e tha përfundimisht ditën e djeshme që nuk dëshiron të jetë më pjesë e Bayern Munich, teksa prej javësh është raportuar për një kalim të mundshëm të polakut te Barcelona.

16:51
Çfarë duhet të dini për luleshtrydhet e deformuara, a mund të konsumohen?

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq syrin.

16:46
Tifozët e Vllaznisë nisen nga Shkodra drejt “Air Albania” me biçikleta dhe bërtasin në kor (Video)

Ora e finales së Kupës po afron dhe tifozët e Vllaznisë po bëhen gati të zbarkojnë në “Air Albania” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e fundit të sezonit, që është në të njëjtën kohë edhe më vendimtarja.

16:45
Tabaku voton për Presidentin e Partisë Popullore Europiane: Me mbështetjen e Weber, PD do vazhdojë të jetë pjesë e PPE

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se ka votuar këtë të martë për Presidentin e PPE-së, Manfred Weber.

16:39
Kupa e Shqipërisë me finale “të re”, ja cilat janë sfidat më të përsëritura

Kupa e Shqipërisë në edicionin e saj jubilar të 70-tin, do të kulmojë me një finale të re, si Vllaznia-Laçi. Në historinë e këtij kompeticioni janë 16 klube, të cilat kanë mundur të sigurojnë një biletë për të luajtur për trofeun e lakmuar, nga të cilat vetëm 12 kanë mundur të shkruajnë emrin në listën e fituesve.

16:38
Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

16:32
Për herë të parë në 74 vjet, Dinamo Bucuresti bie nga Liga 1

Dinamo Bucurest bie për herë të parë nga elita e futbollit rumun në 74 vjet histori. Klubi 18 herë kampion dhe 13 herë fitues i Kupës së Rumanisë nuk ia doli të mbijetonte, ndërsa kaloi një sezon aspak të mirë, me renditjen vazhdimisht në zonën e poshtme të renditjes.

16:28
Afrimi i parë i kësaj vere/ PSG-ja firmos me talentin 19-vjeçar deri në 2026-ën

Pasi ka zyrtarizuar qëndrimin e Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain mund ta planifikojë sezonin e ardhshëm me më shumë qetësi.

16:26
Turqia paralajmëron Francën e Gjermaninë për marshimet e militantëve PKK (fotot)

Ministria e jashtme e Turqisë ka thirrur sot ambasadorët e Gjermanisë e Francës për të protestuar ndaj aktivitetit të papenguar në vendin e tyre të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), duke thënë se nuk do të tolerojë ndaj grupeve terroriste anti-turke.

16:26
BE-ja kërkon mënyra të reja për të ndihmuar Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vazhduan sot një takim dy-ditor të nivelit të lartë që synon të ndëshkojë Rusinë pas sulmit të Ukrainës dhe të forcojë ekonominë e shkatërruar të vendit.

16:23
Shembja e ndërtesës la me dhjetëra të vdekur/ Vijojnë protestat intensive në Iran

Në disa qytete të Iranit sërish është protestuar pas shembjes së një ndërtese në Abadan, që ka lënë të vdekur 34 persona. Në këto protesta, janë dëgjuar edhe brohoritje “Vdekje Khameneit”.

16:19
Turqia u vë kusht Finlandës dhe Suedisë: Ndryshoni ligjet nëse doni të hyni në NATO!

Ministri I jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi të martën se Finlanda dhe Suedia duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre nëse është e nevojshme, për të përmbushur kërkesat e Turqisë dhe për të fituar mbështetjen e saj për t’iu bashkuar NATO-s, duke përforcuar kërcënimin për të vënë veton ndaj një zgjerimi historik të aleancës.

15:48
Vetëm 62 padi për korrupsion, KLSH raporton në Kuvend: Dëmi 615 milionë euro

Në një kohë kur Shqipëria renditet një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit, vetëm 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë kallëzuar penalisht vitin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime dhe mashtrime me pronën publike.

15:44
Momentet shokuese kur Ferrari $600,000 përplas tre makina të parkuara (video)

Në pamje shihen momentet shokuese kur një Ferrari me vlerë $600,000 përplaset kokë më kokë me tre makina të parkuara në Britani, teksa shoferi i saj nuk arrin të menaxhojë shpejtësinë e mjetit.

15:43
Funeral shtetëror për Nishanin/ Ceremonia për nder të ish-presidentit nis nga selia e Presidencës

 Bujar Nishani la gjurmë në historinë jo dhe aq të lavdishme të shtetit shqiptar, por edhe të Partisë Demokratike.

15:40
Marrëveshje për studentët e ekonomikut, do kryejnë praktikën mësimore pranë grupit Eurosig-Insig-UBA Bank

Kompani të vogla e të mëdha janë në kërkim të burimeve njerëzore dhe për t’i siguruar ato po kërkojnë direkt e në burim. Siç është rasti i marrëveshjes së nënshkruar mes Shoqërive të Grupit Financiar Eurosig – Insig – UBA Bank dhe Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, që numëron rreth 6000 studentë Bachelor dhe Master.

15:34
PD humb të drejtën e votës në PPE. Asnjë i deleguar nga PD në samitin e Roterdamit

Java nisi me një lajm te keq  për Partinë Demokratike. 7 vite pas anëtarësimit  më të drejta të plota në grupimin më të madh politik europian, ajo  humbi të drejtën e saj të votës për të zgjedhur drejtuesit e rinj të  Partise Popullore Europiane. 

15:30
Kundër Anglisë dhe Kosovës, Kombëtarja U21 luan ndeshjet eliminatore për kampionatin europian

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore të kampionatit europian 20223 ndaj Anglisë dhe Kosovës në muajin qeshor. Në lidhje me këtop dy ndeshje mjaft të rndësishme por edhe me një shkallë vështirësie shu,ë të lartë, trajneri Alban Bushi sqaroi synimet e ekipittë drejtuar prej tij.

15:28
Garat e çiklizmit, marrin pjesë 15 shtete me 200 garues. Distanca është 980 kilometra

Ka startuar turi i 79-të në Ciklistik i Shqipërisë ku ndryshe nga vitet e tjera në këtë tur do të ketë edhe 15 shtete europiane pjesmarrëse në të. Do të jenë rreth 200 ciklistë që do të marrin pjesë në këtë aktivitet i cili në edicionin e tij special, do të ketë pikë të vlefshme ndërkombëtare për aktivitetet pasardhëse dhe kjo është arsyeja kryesore e pjesmarrjes së kaq shumë shteteve në të.

15:23
Veliaj: Treg i ri ushqimor publik për fermerët e Tiranës. Qendra tregtare agroushqimore në Lundër do thyejë monopolin e privatit

Fermerët e Tiranës do të lehtësohen nga barrierat e vendosura për shitjen e prodhimeve të tyre nga privatët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në konferencën “Gratë në zhvillimin rural”, ka deklaruar se monopoli i tregut ushqimor do të marrë fund me qendrën më të madhe tregtare publike, që do krijohet në zonën e Lundrës, ku të gjithë fermerët mund t’i shesin produktet e tyre.

15:22
(S) ndalohet duhani. Ligji anti-duhan s’zbatohet në bare, restorante dhe ambiente të mbyllura

“Është shumë e vështirë ta lë duhanin. Kam tentuar për nja tetë muaj po e fillova prapë.”

15:20
Luani me flokët ‘bisht e balluke’ shkakton trazira në kopshtin zoologjik pasi i mohohet prerja në stil tradicional (fotot)

Një kopsht zoologjik është detyruar te mohoje se ka prere flokët e krifes të luanit të tyre kryesor, pas suksesit që kishte stili i tij rastësor i “bishtit e ballukeve” të viteve 1990-të.

15:16
Dorëzohen 100 padi për krime lufte. Nisma nga shoqata “krimet e luftës Gjakova ’98-99”

Njëqind padi për krime lufte u dorëzuan pranë Policisë së Kosovës nga ana e Shoqatës “Krimet e Luftës Gjakova ‘98 – ’99”.

15:05
“Ka ende kohë për president nga opozita”, Grida Duma: S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë

Deputetja e PD Grida Duma i është drejtuar ashpër maxhorancës, sot në mbledhjen e kryetarëve, ndërsa tha ka ende kohë për një president nga opozita.
Duma i propozoi socialistëve që të heqin kushtin e mbledhjes së 20 firmave për të propozuar një emër dhe t’ia lënë opozitës zgjedhjen e kandidatit.

15:02
Plumba mbi arkivole! Një orë më pas hidhet në erë një automjet, dyshohet për hakmarrje

Orët e para të kësaj të marte tronditën banorët e Kamzës nga dy ngjarje kriminale të shënuara në harkun e 40 minutave nga njëra tjetra.

15:00
Presidenti/ Gjekmarkaj apel maxhorancës: Mos lejoni që në krye të shtetit të vihet një askush

Gjekmarkaj: Kam bindje se nuk është kjo salla që duhet të flitet për inkoherenca të Republikës. Përtej krizave që mund të ketë opozita, ajo është atje me 63 deputetë. Ju vërtet mund të mbani qëndrime, por keni detyrimin të respektoni gjysmën e Shqipërisë. Flitet sikur opozita humbi shansin por asnjëherë nuk ka patur një ofertë […]

14:45
Konferenca e Kryetarëve/ Mediu: Gjetët një opozitë të tillë për të arritur çfarë donit, duket qartë fundi i procesit

Kryerepublikani Fatmir Mediu u shpreh ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit, se është shumë i zhgënjyer nga serioziteti që iu kushtua këtij procesi.

14:42
Presidenti i ri zgjidhet të shtunën? Konferenca e kryetarëve vendos: Raundi i katërt pasditen e 4 qershorit

Kryetari grupit parlament socialist Taulant Balla propozoi në konferencën e kryetarëve që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të republikës të jetë  e shtuna e 4 Qershorit.

14:34
U akuzua për korrupsion, lirohet ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin e prokurorit Sali Halsa me dy vite burg, që mund të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

14:26
Nis me debate Konferenca e Kryetarëve/ Rendi i ditës përplas palët. Alibeaj-Felajt: S’më përcakton ti për çfarë flas

Ka nisur me debate mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të përcaktohet data e votimit për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

14:25
Lewandowski te Barcelona? Tebas: Klubi nuk mund të firmosë me të tani

Robert Lewandowski e tha përfundimisht ditën e djeshme që nuk dëshiron të jetë më pjesë e Bayern Munich, teksa prej javësh është raportuar për një kalim të mundshëm të polakut te Barcelona.

14:02
U akuzua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga burgu Ballist Morina

Superfansi i Kombëtares Shqiptare, i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është lënë i lirë ditën e sotme.

13:58
Nga 1 qershori, Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike

Nga dita e nesërme, më 1 qershor, do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në territorin e Republikës së Shqipërisë. Projektligji për ndalimin e qeseve plastike u dërgua në parlament para 2 vitesh duke parashikuar për herë të parë gjoba për bizneset dhe qytetarët.

13:42
12 mijë civilë të bllokuar në Severodonetsk, Rusia do “lirojë” grurin?

Trupat ushtarake ruse i janë afruar edhe më shumë qendrës së qytetit lindor ukrainas, Severodonjeck. Luftimet lagje për lagje kundër forcave ukrainase, e kanë shndërruar qytetin në gërmadha, thone mediat e huaja.

13:40
Masakra e gazetarëve: 32 punonjës të medias, të vrarë në Ukrainë!

Vrasja e gazetarit francez 32 vjecar Frederic Leclerc-Imoff ne Ukraine ka shkaktuar tronditje të thellë. Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Ondre Azoule, e dënoi këtë akt barbar e bëri thirrje për një hetim të plotë, i cili të identifikojë autorët e krimit e t`i nxjerrë ata përpara drejtësisë. Leclerc-Imoff u vra në Ukrainën lindore teksa mbulonte një operacion evakuimi në një qytet aty pranë.

13:39
Inflacioni në eurozonë arrin nivelin rekord

Inflacioni në 19 vendet që përdorin valutën euro shënoi një rekord prej 8.1 për qind të martën, si pasojë kjo edhe e rritjes së çmimeve të energjisë, të shkaktuar pjesërisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

13:35
Vuçiç: Pas ndërlidhjes me Ukrainën, çështja e Kosovës edhe më e rëndë për t’u zgjidhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se Qeveria e re e Serbisë do të formohet deri në fund të korrikut dhe se do t’i fillojë konsultimet me partitë politike pas formimit të përbërjes së re të Kuvendit.

13:34
Borrell: Sanksionet e BE-së do të nxisin uljen e çmimit të naftës ruse

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se paketa e gjashtë me sanksione e bllokut evropian kundër Rusisë, e cila përfshin ndalesë të madhe në importet e naftës ruse, nuk do të ndikojë vetëm në sasinë e naftës që shet Moska jashtë shtetit, por edhe në ulje të çmimit.

13:25
Shitet Milan! Nga Maldini te Leao, ja planet e pronarëve të rinj!

Gerry Cardinale ka firmosur kontratën e blerjes së Milan. Zyrtarizimi tani është thjesht një formalitet, pasi klubi kuqezi kalon në pronësinë e konsorciumit RedBird që ka bërë një pagesë prej 1.3 miliardë eurosh drejt fondit Elliot që do të mbajë një kuotë minorance të aksioneve.

13:22
Vllaznia-Laçi/ Josa dhe Duro shuajnë dilemat, ja si pritet të rreshtohen skuadrat në finale

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, është akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, teksa në “Air Albania” do të përcaktohet jo vetëm fituesi i trofeut, por edhe skuadra që do të plotësojë katërshen europiane.

13:10
Axhenda/ Të premten mblidhet kryesia e PS, diskutohet rreth zgjedhjes së presidentit

Partia Socialiste ka njoftuar se ditën e premte do të mbledhë Kryesinë, ku ndër temat e tjera, në rend ditë do të jetë edhe diskutimi për presidentin e Republikës.

13:03
Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Flet e ëma e vajzës: Nuk ngremë dot kokën lart, duhet të shpërngulemi nga këtu

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Librazhd disa ditë më parë, ku në një video të shpërndarë në media dukej një vajzë që dhunohej, pasi ishte kapur nga familjarët e burrit me një tjetër mashkull në shtëpi, është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

12:43
Aksident në minierë, plagoset një minator në Bulqizë

Një minator është plagosur ditën e sotme në minierën “Alb Chrom” në Bulqizë.

12:29
Gjykata ukrainase dënon me burg dy ushtarë rusë për krime lufte

Një gjykatë ukrainase dënoi të martën, me nga 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë rusë të kapur rob për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore. Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.

12:25
Aktivitete në Tiranë! Programi i 1 qershorit dhe javës italiane

Tirana është kthyer në kryeqëndrën e aktiviteteve, ku cdo ditë ka organizime për të rinjtë e jo vetëm. Pas përfundimit të një eventi të madh sic ishte ai i finales së Conference League, kryeqyteti do të ofrojë sërish mundësi për tu argëtuar, edhe për turistët që vizitojnë për herë të parë.

12:22
Pronësia intelektuale, diskutohet informaliteti dhe e drejta e autorit në Shqipëri

Pronësia intelektuale, përkatësisht e drejta është  faktor ndikues në zhvillimin ekonomik të vendit, po ashtu edhe në stimulimin e krijimtarisë kulturore dhe kreative.

12:18
Lejet e ndërtimit u shtuan! Në krye Tirana, Durrësi dhe Fieri. 323 milionë euro investim

Lejet për ndërtimet e reja nuk ndalin vrullin. Sipas të dhënave të Instat, vetëm në tremujorin e parë të vitit bashkitë e vendit kanë miratuar 397 leje ndërtimi, 146 leje më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

12:16
Borrell: Sanksionet e BE-së do të nxisin uljen e çmimit të naftës ruse

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se paketa e gjashtë me sanksione e bllokut evropian kundër Rusisë, e cila përfshin ndalesë të madhe në importet e naftës ruse, nuk do të ndikojë vetëm në sasinë e naftës që shet Moska jashtë shtetit, por edhe në ulje të çmimit.

12:12
Gjenden 520 fidanë kanabis në Lezhë, ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit Zimaj dhe roja i mjedisit

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zimaj”. Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Shpallet në kërkim autori i dyshuar […]

12:07
Mashtrimi me punimet në Prokurorinë e Elbasanit, kërkohet burg për 4 persona. Ja dëmi ekonomik

Prokuroria ka kerkuar sot masen e arrestit me burg, per 4 persona, të cilët abuzuan me punimet ne organin e akuzes në Elbasan

11:58
Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në ishujt grekë, u pajisën aty me pasaporta

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në ishujt grekë, të cilët nuk kishin nevojë të shkojnë në Athinë ose të vijnë në Shqipëri për të bërë kartat e Identitetit apo pasaportat, pasi mund i bënë pranë vendbanimit të tyre.

11:31
Video/ U qëllua me armë mëngjesin e sotëm, pamje të plumbave brenda biznesit në Kamëz

“Top Channel” ka siguruar pamjet e plumbave që u qëlluan mëngjesin e sotëm drejt agjesisë funerale në Kamëz.

11:29
Gara për liderishipin e ri/ Emrat e përfolur për zëvendësin e Berishës në PD dhe kryetarin e grupit parlamentar

Në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, Sali Berisha po përgatitet për çdo skenar dhe po nxiton të zgjedhë të gjithë strukturat drejtuese të partisë.

11:18
Foto/ Iu vu tritol në makinë, Artan Lleshi: Ngjarja ndodhi për shkak të një vrasjeje të vitit 2000

Pas shpërthimit të tritolit në një makinë tip “Audi” në Kamës, ka reaguar për “Top Channel”, pronari i automjetit Artan Lleshi.

11:09
Pushtimi rus në Ukrainë, tkurret ekonomia franceze

Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më pak sesa është menduar, për shkak të rritjes së inflacionit, kanë treguar autoritetet për përpilim të statistikave të martën.

11:06
BE arrin marrëveshje kompromisi për ndalesë në naftën ruse

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një plan që parasheh bllokimin e më shumë se dy të tretave të importeve të naftës ruse.

11:01
Mesfushori kuqezi rilind në Kroaci, përfshihet në formacionin e sezonit

Mesfushori Lindon Selahi ka rilindur në kampionatin kroat me Rijekën, pas një periudhe të vështirë në Eredivisie të Holandës. Futbollisti 23-vjeçar ka luajtur 30 ndeshje në kampionat gjatë këtij sezoni, duke shënuar dy gola dhe duke u bërë pjesë e formacionit më të mirë të sezonit.

10:47
“Zhduket” 20-vjeçarja në Vlorë, e ëma kërkon ndihmën e policisë

Një 20-vjeçare me inicialet E.M është larguar nga banesa në Vlorë duke mos u kthyer më dhe e ëma ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

10:41
Kanadaja propozon “ngrirje” të shitblerjeve për armët me tytë të shkurtër

Kanadaja duhet të ndalojë plotësisht blerjen dhe shitjen e të gjitha pistoletave, ka thënë kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

10:31
Transportonte 33 emigrantë të paligjshëm dhe posedonte kokainë, në pranga 27-vjeçari në Himarë

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Himarë ditën e sotme pasi u kap duke transportuar 33 emigrantë të paligjshëm dhe posedonte një sasi kokaine.

10:21
Rusia hakmerret ndaj BE-së, Gazpromi i mbyll rubinetat Holandës!!

Rusia po hakmerret me gazin, që e ka kthyer në armë të sajën kundër Europës. Kompania shtetërore ruse Gazprom i shtoi listës së vendeve të bojkotuara prej saj edhe Holandën.

10:15
Samiti i BE-së: Scholz-i në defensivë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj Ukrainës, ndërkohë që sulmohet ndërkombëtarisht për hezitim për dërgesat e armëve në Ukrainë.