Propozimi i guximshëm nga kreu i FIFA-s: Çdo vend të këtë një stadium me emrin “Pele”

02/01/2023 15:40

Në stadiumin “Vila Belmiro” të qytetit Sao Paulo, Brazil, po mbahen homazhet në nderim të legjendës së futbollit Pele.

Të pranishëm janë personalitetet më të rëndësishme nga e gjithë bota.

“Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, sepse Pelé na ka dhënë kaq shumë. Ashtu si FIFA, ne jemi këtu për t’i bërë homazhe “Mbretit” dhe kemi rënë dakord që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje”. Kështu u shpreh presidenti i organizmit botëror të futbollit, Gianni Infantino, pas mbërritjes së tij në stadiumin Vila Belmiro për funeralit legjendës Pele, i cili po zhvillohet me një arkivol të hapur.

“Tani ne do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pelé, në mënyrë që edhe fëmijët të kuptojnë se çfarë bëri ai për futbollin”.

Top Channel