Der Klassiker dhuron spektakël, Bayern dhe Dortmund ndajnë pikët në një barazim dramatik me katër gola
‘Der Klassiker’ me Borussian e Dortmundit i ka kushtuar Bayernit të Mynihut. Klubi bavarez ka humbur shërbimin e Ismael Saibar i cili u operua me sukses në kaviljen e djathtë të dëmtuar gjatë ndeshjes, gjë që e konfirmuan vetë kampionët e Gjermanisë këtë të dielë.
Në komunikatën e tij Bayerni bënte të ditur se përveç Saibarit, patën probleme fizike edhe Serge Gnabry që u zëvendësua në minutën e 31 me këtë të fundit që pati një dëmtim muskular në kofshën e majtë, ndërkohë që në çastet e fundit të sfidës dhe Michael Olise e la fushën e lojës për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.
Mesjavën e ardhshme Bayerni do të përballet me Atletico Madrid në Ligën e Kampioneve me bavarezët që nuk do të kenë në dispozicion as Saibarin dhe as Serge Gnabry. Në rastin e marokenit Bayerni nuk e specifikoi kohën që ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, por sipas të përditshmes ‘Bild’, Saibari do të mungojë në fushat e lojës për të paktën 3 muaj. Përsa i përket Olise, klubi bavarez nuk jep detaje në lidhje me dëmtimin e tij.
Top Channel