Bastet sportive do të rikthehen ligjërisht online në 2023, ku regjistrimi i personave që duan të vënë skedina  pritet të bëhet me kartë identiteti.

“Licensat e këtyre kompanive do të kontrollohet nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë I kontrolluar në shumën që do të luajë. Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur ti marr kaq shumë para të luajë në një ditë.  Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi.”- tha Endrit Hoxha- zv.ministër i sportit.

Të ardhurat e vjeljes nga lojërat e fatit do të shkojnë për investimin në sport. Top Channel ka siguruar draftin paraprak e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ku përcaktohet se si do të përdoren këto para, ku duket se prioritet do të jetë financimi i veprimtarive sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, sportit shkollor dhe universitar, përmirësimi i infrastrukturës sportive, gjithashtu për trajnime të burimeve njerëzore e promovimi i gjithpërfshirjes në sport.

Ministria e arsimit parashikon krijimin e fondit kombëtar të zhvillimit të sportit nga të ardhurat e nga bastet sportive dhe lojërat e fatit dhe do të jetë ajo përgjegjëse për monitorimin e përdorimit të fondit. Por kush mund të jenë përfituesit ?

MINISTRIA E ARSIMIT:

“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në :

  1. Masivitetin e veprimtarisë sportive;
  2. Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta;
  3. Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare;

Top Channel