Sara Hoxha fiton DWTS/ Përfundon spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars”

02/01/2023 12:01

Spektakli më popullor, Dancing With the Stars, ka kurorëzuar 13 javë gare, duke i dhënë kupën e artë dhe 50 mijë euro Sara Hoxhës.

Blogerja së bashku me partnerin e saj Luixhino u vlerësua me pikë të barabarta nga juria me çiftin tjetër Elhaida dhe Ledian, por votat e publikut u dhanë atyre fitoren e këtij sezoni të parë të Dancing. Në finale gjithashtu garonin Megi Pojani dhe Ardit Çuni.

Sara ia kushtoi këtë çmim vajzës së saj Poem dhe të gjithë vajzave të vogla duke u dhënë mesazhin që gjithçka mund të arrihet në jetë. Sara ishte po ashtu i vetmi personazh që nuk i përkiste botës së spektaklit.

Gjatë mbrëmjes së gjatë, konkurrentët risollën edhe njëherë performancat e natës së parë. Si dhe dy performanca të reja. Shumë prej tyre nuk i përmbajtën dot emocionet gjatë kërcimit të fundit. Apo edhe emocionet e live duke përballuar edhe situata të vështira, ku një fustan për pak i humbi një padjeshkë Arditit, apo Sarës që në mes të performancës  i ra një pjesë e kostumit të kërcimit.

Nga ana tjetër, dhe juria nuk i përmbajti dot emocionet e një nate të magjishme.

Top Channel