Arrestohen tre shoferë në Fier/ Njëri përplasi një grua, dy të tjerë u kapën në gjendje të dehur

02/01/2023 10:43

Një i ri që ka përplasur me makinë një grua 77 vjeçe në Divjakë është vënë në pranga.

Shtetasi me iniciale E.Gj., mbrëmjen e kaluar, teksa udhëtonte me makinë, ka goditur shtetasen me iniciale J.Gj. Gruaja ndodhet në spital, ndërsa 26-vjeçari është vënë nën hetim.

Në Fier, është arrestuar dhe një 49-vjeçar. Shtetasi me iniciale I.Ç. u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

I dehur në timon është kapur dhe 39-vjeçari me inicialet E.Gj. Për shkak se drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, ai ka përplasur një mjet tjetër, ku fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Top Channel