Rusia pranoi të hënën se dhjetëra trupa të saj u vranë në një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës në Ukrainë, duke bërë që zëra nacionalistë të kërkojnë që të ndëshkohen komandantët për strehimin e ushtarëve pranë një depoje municionesh.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se 63 ushtarë kishin vdekur në shpërthimin që shkatërroi një kazermë të përkohshme në një ish-kolegj profesional në Makiivka.

Ministria tha se objekti ishte goditur nga katër raketa të lëshuara nga raketahedhësit HIMARS të prodhuara në SHBA dhe shtoi se dy raketa ishin rrëzuar. Kievi tha se numri i të vdekurve rusë ishte në qindra, megjithëse zyrtarët pro-rusë e quajtën këtë shifër një ekzagjerim.

Blogerët ushtarakë rusë, shumë prej të cilëve kanë qindra mijëra ndjekës, thanë se shpërthimi masiv ishte rezultat i ruajtjes së municioneve në të njëjtën ndërtesë me një kazermë, pavarësisht se komandantët e dinin se ishte brenda rrezes së raketave ukrainase.

Top Channel