Basha takim me demokratët në Korçë: Ne do të ecim përpara për një politikë të pastër!

26/01/2022 21:10

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e Korçës.

Nga teatri i Korçës, ku mblodhi demokratët, Basha u ndal edhe njëherë te vettingu i politikanëve, si e vetmja mënyrë për të pastruar politikën e për t’i dhënë asaj ‘fytyrën njerëzore’.

Basha theksoi se krerët e disa institucioneve kushtetuese, ku përfshihen edhe kryeministri, Presidenti e Kryetari i Kuvendit, duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, të justifikojnë pasuritë e tyre.

Kryedemokrati i konsideroi Ramën-Berishën dhe Metën tre aktorë të një drame, që maskon kapjen e institucioneve.

Ndërkaq, kreu i PD-së ka ndarë edhe fotot nga takimi me demokratët, ndërsa shkruan në rrjete sociale:

“Me qytetari dhe entuziazëm demokratët e Korçës kanë zgjedhur të ardhmen! Së bashku ne do të ecim përpara me vendosmëri për t’i dhënë jetë planeve tona për një politikë të pastër. Që lufton korrupsionin dhe garanton themelin e demokracisë, votën e lirë, pa të cilën nuk mund të kemi një ekonomi të fortë dhe mirëqenie për të gjithë. Kjo është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne do ta ndërtojmë të gjithë bashkë!”.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel