Në “Big Brother Vip” ka qenë dita e dënimeve.

Banorët kanë luajtur me pulsantë, ndërsa ai që e shtypte kishte fuqinë të dënonte një konkurent tjetër.

Loja nxiti shumë debate, diskutime dhe humor.

Donaldi ishte njëri prej banorëve të cilit iu desh të pohonte çdo kërkesë nga banorët.

Në kuadër të këtij dënimi ishte Monika e cila i kërkoi atij një puthje në buzë.

Sigurisht që aktori do ta pranonte, duke respektuar dëshirën e Monikës por edhe për të përmbushur misionin e tij.

“Po patjetër, si të duash ti zemra ime”,- tha ai duke qeshur.

Top Channel