Nga kapja përdore tek ndërrimi i rrobave/ Shtypja e një pulsanti i jep banorëve të drejtën të dënojnë një tjetër konkurent

26/01/2022 18:03

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka nisur një tjetër lojë.

Banorët do të duhet të jenë vigjilentë pasi një gong do të duket papritur nëpër shtëpi.

Ata do të jenë në garë për ta fikur këtë pulsant sa më shpejt.

I pari që ia del të prekë këtë buton do të ketë të drejtën të japë një dënim.

“Vëllai i Madh” i udhëzoi banorët paraprakisht me 16 lloje të ndryshme dënimesh.

Loja nisi menjëherë dhe mes banorëve lindi sfida, inati, ironitë, momentet gazmore dhe batutat.

Top Channel