Militantët e Berishës presin me protesta Bashën në Korçë/ Demokratët tension me policinë, një i shoqëruar

26/01/2022 18:03

Lulzim Basha ka mbërritur në Korçë ditën e sotme për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij demokratë, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet!

Një i shoqëruar në komisariat nga mbështetësit e Berishës të cilët ndodheshin jashtë ambientit ku po zhvillon Basha takimin

Militantët e Sali Berishës e kanë pritur me protestë kreun e PD-së, ndërsa dëgjohet të thonë ‘Basha ik’ në hyrje të kinemasë së Korçës, ku po mbahet takimi i Bashës me demokratët.

Nuk mungoi tensioni. Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe policia, duke shmangur që përplasja mes tyre të shkonte deri në përplasje fizike.

Në momentin që policia u kërkoi që të largoheshin nga hyrja e godinës ku Basha po mbante takimin, demokratët u rebeluan duke u kërkuar efektivëve që të distancoheshin nga konflikti brenda familjes së tyre politike.

Ndërkaq mësohet se një nga mbështetësit e Berishës është shoqëruar në komisariat.

Top Channel