14:49
Vitrina e librit/ Liza në botën e cudinavet- Lewis Carroll
Me rastin e 150-vjetorit të botimit të parë në Britani, botimet “Arka e Noes” sjell romanin ikonik të shkrimtarit Lewis Carroll, “Liza në botën e çudinavet”. Si një ndër kryeveprat e letërsisë botërore, “Liza në botën e çudinavet” është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur brenda një gjuhe “Lisa” rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre, – e cila prej dekadash i ka munguar njohjes së lexuesit shqiptar”.