Rikthehet dëbora në Korçë, qyteti i serenatave ‘vesh’ mantelin e bardhë

07/02/2022 22:45

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në qytetin e Korçës, ndërsa kanë nisur edhe në Pogradec.

Edhe Qafë Thana, Qafë Plloça, Qafë Qarri janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore me uljen e temperaturave.

Aktualisht nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Top Channel