Shkon mbi 902 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

08/02/2022 03:46

Ka shkuar mbi 902 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 373 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave në SHBA shkoi në 902 mijë e 639.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 76,40 milionë, me 48.354 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,62 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 89,8 milionë kanë marrë 3 doza.

Top Channel